Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/3 vjeç, muaji i tetë

Si po rritet fëmija juaj

"Më shikoni! Nënë, më shiko!" do të thërrasë fëmiu juaj duke mbajtur kokën poshtë. Ai dëshiron të ju tregojë për aftësitë e tij të reja. Në moshën tre vjeç, fëmijët ecin në maje të gishtave, mundohen të qëndrojnë në një këmbë (madje mund t`ja arrijnë për ca sekonda), vrapojnë dhe kërcejnë, dhe madje mundohen të vozisin tricikël. Për ti mbajtur të gjitha këto aftësi motorike në zhvillim e sipër, ai duhet që më së paku një orë në ditë të ketë aktivitet fizik.

Një lojë e pastrukturuar ofron shumë eksperiencë në vrapim dhe kërcim. Lojërat e organizuara si detyrat, loja shkollash dhe lojërat e thjeshta me top ndërtojnë durimin dhe kordinimin. Për të punuar në baraspeshim, inkurajoni fëmiun tuaj duke luajtur lojë si kjo psh.: “Hip mbi karrige. Tani kërce nga aty.”

“Kur do të shkojmë?”, “Nesër” – i përgjigjeni ju. Pas pesë minutash, fëmija juaj parashkollorë do të ju pyes: “A po shkojmë?” Fëmijët varojnë shumë në ate se si e përceptojnë kohën. Në moshën tre vjeçare, fëmija mund të mos e kuptojë fjalën (e bëri e para apo e fundit) dhe sa kohë merr një gjë (kohë e gjatë apo e shkurtë). Por konceptet si e kaluara (dje) dhe e ardhmja (nesër) mund të jenë më të qarta.

Fëmija juaj është i gatshëm për ti kuptuar ditët e javës, prandaj përmendini sa herë që të mundeni. Për shembull, përkujtojini atij që gjatë vikendit, të shtunave dhe të dielave, nuk ka shkollë apo punë. Apo që e hëna është dita kur ai shkon në shkollë.

Jeta juaj

Kur fëmija juaj hedh zemërim, mos mendoni menjëherë se është i lodhur. Aktivizimet tjera të shpeshta tek tre vjeçarët janë: uria, sëmundja, frustrimi mbi pamundësinë që të bëjë diç fizikisht. Shpesh përgjegjja më e mirë është mospërgjegjja: jepini pak kohë zemërimit që të del jashtë. Kuptoni që, gjatë gjendjes emocionale të zemërimit është shumë primitive të përgjigjeni me argumente logjike apo me ndonjë bisedë tjetër.

Këshilla për prindërit: argëtimi rutinor

"Ne kishim një rutinë për djalin tonë para kohës së gjumit, derisa ishte foshnje, por e heqëm. Në muajt e fundit, bëmë çmos që ta rikthenim. Nuk ishte fare e lehtë por kishte një rëndësi të madhe. Tani djali jonë shkon i lumtur në dhomë për të fjetur. Por nëse e kapërcejmë rutinën e mbrëmjes vetëm për një natë, nata tjetër do të jetë e tmerrshme!”

/komuniteti