Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/5 muajsh, java e dytë

Si po rritet fëmija juaj

Lyron Celina - 5 muajsh, java e dytë

Fëmija juaj mund të fillojë të tregojë disa shenja të arritjes së parë të madhe emocionale – ankthi nga të panjohurit. Ai mund të shqetësohet e të bëhet ankthioz rreth të panjohurve (madje edhe personave të njohur), dhe mund të qajë me zë të lartë, nëse një i panjohur befas i afrohet atij.

Mbajeni këtë në mendje kur jeni përreth njerëzve tëcilët ai nuk i njeh, dhe përpiquni që të mos e ndjeni veten në siklet nëse fëmija juaj qan kur është në krahët e dikujt tjetër – thjesht merreni atë sërish dhe qetësojeni ngadalë duke e mbajtur në krahët tuaj. Tregojini miqve tuaj dhe familjarëve që ti afrohen fëmijës më ngadalë dhe me butësi.

Rasti i ankthit nga të panjohurit, nuk do të thotë që ju të shmangni fytyrat e reja. Fëmija juaj do të përfitojë nga të mësuarit për të qenë rreth personave të tjerë veç jush dhe partnerit tuaj. Vetëm mos harroni që ai ka nevojë për durimin dhe mirëkuptimin tuaj për të kaluar nëpër këtë fazë shumë të rëndësishme të zhvillimit të tij.

Jeta juaj: Të mësuarit e fëmijës tuaj me njerëzit e tjerë

Kur ju keni qënë shtatzënë, ju mund të keni qënë të shqetësuara rreth faktit nëse fëmija do të lidhej me ju. Dhe tani ju zbuloni se që të dy jeni lidhur kaq fortë, sa që fëmija juaj ulërin për të protestuar nëse dikush tjetër vjen pranë tij – qoftë ky edhe partneri juaj. Kur fëmija juaj e refuzon këdo person tjetër që i afrohet, kjo mund të jetë e vështirë për atë person, dhe kjo njëkohësisht do të thotë më shumë punë për ju. Kjo është arsyeja pse të mësuarit me njerëz të tjerë është një pjesë e rëndësishme e socializimit të fëmijës tuaj.

Një lidhje e fortë dhe e qëndrueshme, rritet përmes ndërveprimeve të rregullta dhe të përditshme, kështu që inkurajoni dhe partnerin tuaj për tu përfshirë edhe ai në detyrat themelore të kujdesit ndaj foshnjës, si p.sh. ndërrimi i pelenave, larja dhe ushqimi. Këshillojeni atë që të mbajë fëmijën me vete kur ai shëtit pak, dhe të përfshihet në lojrat me të. Qëndroni në distancë nga fëmija, në mënyrë që ai të mos mund t’ju dëgjojë apo të nuhasë erën tuaj. Ndani detyrat e përditshme të kujdesit ndaj foshnjës tuaj, në mënyrë që partneri juaj të merret me dushin ose kohën e gjumit, çdo mbrëmje.

Ekspozojeni fëmijën tuaj edhe ndaj miqve dhe familjes tuaj. Mundohuni që ta mbani fëmijën ndërkohë që personi tjetër bisedon apo luan me të. Pastaj jepjani fëmijën personit tjetër dhe qëndroni pranë tyre. Pastaj, lërini për pak kohë vetëm duke u larguar dhe ejani përsëri. Përsërisni këtë veprim, duke e bërë intervalin e kohës kur jeni larg çdo herë më të gjatë.

Këshilla për prindërit: Qetësimi i fëmijës tuaj kur është i mërzitur

'Kur vajza jonë e vogël është e mërzitur, ne i tregojmë asaj macen tonë duke bërë diçka gazmore për ta bërë atë të qeshë. Kur macja luan me një pellush apo kur i vëmë një gotë plastike mbi kokë ajo e harron menjëherë atë që e ka shqetësuar' – N.

Ndani këshillat tuaja.

/komuniteti