Gjetja e kohës dhe energjive për seks si prindër të rinj, është mjaft sfiduese. Dhe pastaj, ekziston gjithnjë çështja e palës së tretë në dhomën tuaj ose aty ngjitur, që është gati të bërtasë në momentin më pak të përshtatshëm. Por me pak planifikim dhe përpjekje, çdo gjë është e mundshme!
Flirtimi. Flirtimi nuk është i njëjtë si lojrat përpara kryerjes se aktit seksual. Ai është lojë seksuale, por pa qëllim të menjëhershëm për aktivitet seksual. Flirtimi me partnerin tuaj (personalisht, në telefon, ose me e-mail, për shëmbull) ju ndihmon të dyve ju të vini në humor.
Mateni kohën saktë. Ju nuk keni pse të flini gjithmonë kur fëmija juaj fle. Në kohën e gjumit gjatë ditës ose në mbrëmje, pasi fëmija ka luajtur shumë apo ka shëtitur jashtë shtëpisë, ju mund të jeni plotësisht të sigurtë se fëmija juaj do të flerë për së paku një orë.
Organizoni një “takim me partnerin”. Ju nuk keni pse të vishni rrobat më të mira dhe të dilni nga shtëpia – thjesht bëni një plan paraprakisht për të qëndruar në shtëpi. Kur jeni prindër, bërja e ndonjë masazhi partnerit, ose bërja e një dushi së bashku ndërkohë që fëmija fle, vlen si një takim i vërtetë.
Ruani ndjenjën e humorit. Jini të gatshëm për faktin se gjërat mund të mos shkojnë si zakonisht. Nëse jeni duke ushqyer me gji, për shëmbull, ju mund të shihni disa rrjedhje qumështi (kështu që mbani një peshqir për ta përdorur në këto raste). Nëse fëmija juaj fillon të qajë kur ju jeni duke bërë dashuri me partnerin, mos vraponi për ta shpëtuar; prisni disa minuta për të parë nëse ai kthehet përsëri në gjumë. Nëse ai qetësohet vetë, ju gjithsesi mund të kuptoni se humori ju është prishur. Mos e ndërprisni të bërit dashuri. Rifilloni sërish ngadalë me lojrat seksuale dhe shikoni se çfarë do të ndodhë.