Për shumicën e nënave të reja, prioriteti i fundit në listë është pika e quajtur "vetes". Kujdesi për fëmijën tuaj, puna juaj, të qënit një partner, dhe rregullimi e punët e shtëpisë, të gjitha tentojnë të jenë të parat në listë. Por të bërit e vetes tuaj një përparësi, është mjaft e rëndësishme, sepse nëse ju nuk e bëni këtë, gjithë pjesa tjetër e jetës suaj do të bëhet edhe më e vështirë. është njësoj si të përpiqeni për të ndezur një makinë pa benzinë.
Meqë juve nuk mund ti shtoni orët e ditës apo natës tuaj, disa këshilla të vogla për të kursyer kohën, mund t’ju ndihmojnë për të bërë maksimumin e atyre që duhet. Disa ndryshime të thjeshta, të tilla si të gatuarit më pak herë në javë në sasi më të mëdha dhe lënia e këtyre ushqimeve në ngrirje për vaktet që vinë më vonë, mund të përbëjë një ndryshim. Blini ushqime të gatshme në supermarket për shembull. Dhe mos u bëni merak nëse mjeshtëria juaj në shtëpi nuk është më në standardet tuaja të mëparshme.
Ndarja e detyrave të përditshme të shtëpisë dhe e kujdesit për fëmijën, me partnerin tuaj, mund t’ju ndihmojë për të larguar paksa presionin tek ju. Dhe në qoftë se mundeni, organizoni rregullisht një aktivitet ku ju të angazhoheni, që të jetë vetëm për ju – një seancë ushtrimesh në palestër, ose një drekë me një mikeshë, për shembull. Edhe një gjysmë ore e shpenzuar për të lexuar apo për të biseduar me miqtë në internet, ndërkohë që fëmija juaj fle, mund t’ju japë diçka nga e gjithë ajo kohë e rëndësishme kushtuar "vetes".