Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/7 muajsh, java e parë

Si po rritet fëmija juaj

Lyron Celina - 7 muajsh, java e parë

Shumë shpejt foshnja juaj mund t’ju tregojë se ai është gati të provojë për të ngrënë ushqime me gishtat e tij, duke e kapur lugën me të cilën ju jeni duke e ushqyer atë, apo duke kapur me duar ushqimin nga pjata. Shpërndani katër apo pesë copa ushqimi mbi një pjatë ose tabaka plastike dhe vërjani përpara fëmijës tuaj. (Për të zvogëluar rrezikun e mbytjes, fëmija juaj duhet të hajë ndërkohë që është i ulur në pozicion të drejtë në një karrige foshnjesh enkas për ushqyerje – dhe jo kur është i shtrirë apo i mbështetur në një karrocë ose ulëse për makinë).

Foshnja juaj mund të ketë një oreks të madh, por nuk ka shumë dhëmbë, kështu që filloni me ushqime të cilat ai mund ti përtypë, ose me ushqime që treten lehtë në gojën e tij. Me rritjen e tij të mëtejshme, ju do të mund ti jepni atij copëza ushqimi me përmasat normale të një kafshate, nga çfarëdo lloj ushqimi që edhe ju jeni duke ngrënë.

Jeta juaj: Rikthimi në punë

Nëse keni marrë pushimin e lindjes,tani për ju mund të jetë koha e rikthimit në punë. Ndoshta juve mund të ndiheni keq, në qoftë se jeni kënaqur gjatë kohës së qëndrimit në shtëpi, dhe mund të ndiheni fajtore nëse dëshironi të ktheheni në punë pasi jeni mërzitur në shtëpi, kështu që është me mjaft vlerë nëse mund të gjeni burime për mbështetje. Shikoni nëse firma juaj ka një grup për prindërit që punojnë – ose ngrijeni një të tillë vetë! Ju mund të bisedoni me nënat e tjera që punojnë, në komunitetin tonë, për të parë se si ato po e menaxhojnë këtë situatë.

Nëse ju qëndroni në shtëpi, ju mund të humbisni punën në kompaninë tuaj. Por, nëse ju nuk jetoni në një zonë vërtet të izoluar, shoqërizimi me prindër të tjerë të rinj është shumë më i lehtë se sa ju mund të mendoni. Të bërit e miqve të rinj është pothuajse si një nga takimet e para me partnerin tuaj (A e kujtoni atë kohë)? Kështu që mos u turpëroni – një pjesë e madhe e nënave të reja janë po aq të etura për të krijuar kontakte, sa edhe ju.

Këshilla për prindërit: Të thuash natën e mirë

'Në mbrëmje ne e shëtisim fëmijën tonë 7 – muajsh rreth e përqark shtëpisë dhe i themi natën e mirë të gjitha objekteve të ndryshme. Kjo jo vetëm që e bën gati për gjumë fëmijën, por njëkohësisht ndihmon edhe në zhvillimin gjuhësor të tij' – J.

Ndani këshillat tuaja.

/komuniteti