Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/8 muajsh, java e dytë

Si po rritet fëmija juaj

Lyron Celina - 8 muajsh, java e dytë

Fëmija juaj është duke eksploruar objektet tashmë, përmes tundjes së tyre, përplasjes, dhe përmes hedhjes së tyre, para se të rikthehet përsëri në metodën e tyre të preferuar për ti provuar ato përmes përtypjes. Kështu që ju mund të ngrini një qendër aktivitetesh me shumë gjëra të cilat fëmija juaj mund ti kapë, ti hedhë, ti përplasë, ti shtrydhë, ose ti shkundë, kjo gjë pa dyshim që do ta mrekullojë atë .

Fëmija juaj do të dashurohet gjithashtu me lodra të cilat kanë funksione specifike, të tilla si telefonat. Nëse ai nuk mund ta mbajë atë në vesh vetë, mbajeni juve për të dhe pretendoni se jeni duke bërë një bisedë. Gjatë muajve të ardhshëm, fëmija do të fillojë ti përdorë objektet për qëllimet për të cilat janë prodhuar – të krehë flokët me krëhër, të pijë nga një filxhan dhe të murmurisë në telefonin e tij lodër.

Jeta juaj: Përballimin me ankthin e ndarjes

Është plotësisht e natyrshme për fëmijën tuaj që të fillojë të tregojë shenja të ankthit të ndarjes kur ju e lini atë në kujdesin e të tjerëve. Në fakt, kjo është një shenjë e zhvillimit normal, dhe të shëndetshëm. Por edhe duke e ditur këtë gjë, nuk do të jetë e lehtë për ju të shikoni fëmijën tuaj në ankth.

Për t’ju ndihmuar të dy ju për të thënë mirupafshim:

• Thuaj mirupafshim me dashuri por në mënyrë të prerë e të kryer. Mundohuni të mos e lëshoni veten dhe të mos emocionoheni nga përgjigjet me të qara të fëmijës tuaj.

• Largohuni nga fëmija pasi i keni thënë mirupafshim. Rezistojini tundimit për tu kthyer prapa dhe për të kontrolluar nëse ai është në rregull. Kjo thjesht do ti bëjë gjërat më të vështira për të dy ju.

• Në qoftë se ju bën që të ndiheni më mirë, thërrisni në telefon, kur të keni mbërritur aty ku ishit nisur. Shanset janë që fëmija juaj të ketë pushuar së qari menjëherë pasi ju jeni larguar, dhe të jetë duke u kënaqur me ndonjë aktivitet.

• Kaloni një kohë të veçantë së bashku, kur ju të jeni kthyer tek fëmija juaj.

• Lexoni sinjalet dhe besojini instikteve tuaja. A reagon fëmija juaj në të njëjtën mënyrë, kur partneri juaj largohet? Nëse jo, atëherë ndoshta është një alternativë më e mirë që të largohet partneri juaj në vendin tuaj. A duket fëmija juaj i pakënaqur kur ju e merrni dhe e mbani atë? Kjo është e vështirë të ndodhë – por jo e pamundur – që fëmija juaj dhe dadoja ose përkujdesësi i tij të mos kenë një përputhje të mirë mes tyre.

Këshilla për prindërit: Pastrimi i dhëmbëve

'Unë këndoj këngën "kjo është mënyra për të pastruar dhëmbët tanë”, kur jam duke i pastruar dhëmbët vajzës time 8 muajshe. Pastaj unë këndoj të njëjtën këngë, kur jam duke pastruar edhe dhëmbët e mi, në mënyrë që ajo mund ti lidhë të dy veprimet. Kjo mënyrë duket se funksionon mirë dhe në të njëjtën kohë, e bën larjen e dhëmbëve edhe më zbavitëse' – S.

Ndani këshillat tuaja.

/komuniteti