Lëvizshmëria në rritje e fëmijës tuaj, do të thotë se ai tani do të kalojë në një periudhë me rrëzime dhe gunga. Këto janë një pjesë e pashmangshme e fëmijërisë, dhe, edhe pse ndonjëherë zemra do t’ju pushojë së rrahuri nga frika, mundohuni të shijoni këtë kohë duke parë se si fëmija juaj eksploron rrethinat e tij dhe se si zbulon kufijtë e tij.
Kufizimi i dëshirës tuaj të madhe për të mbrojtur fëmijën tuaj, i lejon atij të rritet dhe të mësojë për veten e tij. Megjithatë, bëni çdo përpjekje për ta bërë shtëpinë tuaj të sigurtë për fëmijët. Një mënyrë e mirë për ta bërë këtë është që të zbrisni në nivelin e tij për të gjetur çdo zonë të mundshme rreziku. Siguroni mirë objektet e brishta në mënyrë që ato të mos rrëzohen, për shembull, dhe mbajini objektet apo mobiljet e ndryshme në dhomat në të cilat fëmijët nuk qëndrojnë shumë.