Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/11 muajsh, java e parë

Si po rritet fëmija juaj

Lyron Celina - 11 muajsh, java e parë

Fjalët dhe tingujt e ngjashëm me fjalë, tani fillojnë të derdhen nga goja e fëmijës tuaj, dhe ai është plotësisht në gjendje ti përdorë ato me kuptimin që kanë. Me vazhdimin e zhvillimit të trurit të tij, vazhdojnë të zhvillohen edhe aftësitë e tij për të arsyetuar dhe për të folur.

Inkurajojeni interesin e tij për gjuhën dhe për të kuptuarit e komunikimit të dyanshëm, duke qenë një dëgjues i apasionuar dhe duke ju përgjigjur tingujve të tij. Për të përmirësuar aftësitë e tij në lidhje me kujtesën, luani lojra të cilat i përforcojnë këto aftësi.

Jeta juaj: Mosmarrëveshjet e disiplinës

Menjëherë sapo të keni krijuar gjuhën e përbashkët mbi zakonet e gjumit të fëmijës tuaj dhe se sa lodra duhet ti blini atij, lind një tjetër çështje bashkëprindërore që kërkon bashkëpunim: disiplina.

Mos harroni se ju dhe partneri juaj keni stile të ndryshme dhe vini nga përvoja prindërore të ndryshme. Kjo është një gjë e mirë dhe është e rëndësishme që të respektoni dhe të vlerësoni pikëpamjet e njëri-tjetrit. Të pasurit e opinioneve të forta, do të thotë se partneri juaj është i vëmendshëm për mënyrën se si fëmija do të mësojë të sillet dhe dëshiron të kontribuojë në këtë proces. Idetë e tij meritojnë të njëjtën konsideratë sa edhe tuajat.

Nëse ju vërtet nuk pajtoheni me një metodë të veçantë ose me një rregull, është më mirë që të flisni me të hapur, se sa duke e kritikuar ose nënvlerësuar njëri – tjetrin (ose vetëm duke heshtur). Jini specifike në lidhje me shqetësimet tuaja dhe mundohuni të shmangni të qënit parajgykuese ndaj ideve të partnerit tuaj. Tregojini atij se ju e dini se është e rëndësishme për të dy ju që të mund të arrini në një konsensus. Në mënyrë që disiplina të jetë efektive, ajo duhet të jetë konsistente.

Mund t’ju ndihmojë nëse ju bëni një hulumtim të vogël së bashku, në fushat e disiplinës në të cilat ju keni mendime e ide të ndryshme nga njëra tjetra, duke u konsultuar me libra të ndryshëm, rreth pro – ve dhe kundra – ve të metodave dhe teknikave të veçanta. Ju mund të gjeni aty edhe strategji të tjera që mund të jenë shumë më efektive se sa ato që ju kishit menduar.

Këshilla për prindërit: Përforcues të energjisë

'Unë kam zbuluar se thjesht kalimi i një ore vetëm në shtëpi dhe në qetësi të plotë, është ndonjëherë gjithçka që më duhet për tu shplodhur dhe për të rimarrë energjitë për të cilat unë kam nevojë për familjen time' – R.

Ndani këshillat tuaja.

/komuniteti