Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Dalja e Dhëmbëve

Kur do të fillojnë që ti dalin dhëmbët foshnjës sime

Dalja dhëmbëve

Tek shumica e foshnjave dhëmbët e parë fillojnë të dalin rreth moshës 4 deri 7 muajsh. Madje ndonjë foshnjë me zhvillim më të hovshëm mund ti fitojë majat e para të dhëmbëve qysh në moshën 3 muajsh, gjersa ata me zhvillim më të ngadalshëm do të mund të presin edhe gjer në 1 vit e gjysëm apo më tepër (në raste shumë të ralla ndodh që foshnja të ketë që në lindje dhëmbin e tij të parë). Në çfarëdo kohë që të ndodh dalja e parë e dhëmbëve tek foshnja juaj, kremtoni momentin duke bërë fotografi me fotoaparat, dhe duke shënuar datën në ditarin e rritjes së foshnjës suaj.

Dhëmbët fillimisht fillojnë të formohen që në stomak, dhe formohen si syth në mishin e dhëmbëve. Dhëmbët fillojnë të dalin një nga një gjatë një periudhe prej disa muajsh, dhe shpesh por jo gjithnjë në këtë rend: Së pari dy dhëmbët poshtë në mes, pastaj dy dhëmbët lart në mes, pastaj ata anash dhe pastaj ata krejtësisht në fund. Ata mund të mos dalin të drejtë, por mos u merakosni, me kalimin e kohës ata do të drejtohen vetvetiu.

Dhëmbët e fundit që dalin (dhëmbët e dytë përtypës, të cilët gjenden në pjesën e prapme të gojës si poshtë ashtu edhe lartë) dalin rreth ditëlindjes së 2 – të së foshnjës suaj. Deri në moshën 3 vjeç foshnja juaj dyhet ti ketë komplet 20 dhëmbët e tij të foshnjërisë, të cilët nuk do ti bijnë gjer në moshën 6 vjeç kur do t’ia fillojnë ti dalin dhëmbët e tij të përhershëm.

Çfarë simptome do të ketë fëmiu im gjatë daljes së dhëmbëve?

Ekspertët nuk mund të pajtohen se athua dalja e dhëmbëve shkakton simptome siç janë: shqetësimi, shkuarja e barkut, apo ethet apo ndoshta këto simptome nuk kanë fare të bëjnë me daljen e dhëmbëve dhe se ato ndoshta krejt rastësisht shfaqen në kohën e daljes së dhëmbëve të parë. Pa marrë parasysh, plot prindër theksojnë se fëmijët e tyre kanë shqetësime gjatë daljes së dhëmbëve (edhe pse ka foshnjë që e kalojnë këtë proces pa probleme fare). Simptomet që e mundojnë fëmijën tuaj gjatë daljes së dhëmbëve janë këto:

- Rrjedhja e jargëve (e cila mund të çojë deri tek të skuqurit e fytyrës)

- Fryerja e mishit të dhëmbëve dhe ndjeshmëria e tyre

- Irritimet dhe shqetësimi

- Zakoni i të kafshuarit

- Refuzimi i ushqimit

- Problemet në të fjetur

Edhe pse shumica e prindërve tregojnë së fëmijët e tyre kanë shkuarje të barkut, rrjedhje të hundës, apo ethe, mu para se të filloj dalja e dhëmbëve, shumica e ekspertve mendojnë se dalja e dhëmbëve nuk është fajtor për këto dukuri.

Në anën tjetër ekspertët për zhvillimin e fëmijëve siç është Penelope Leach thekson se dalja e dhëmbëve nuk mund të shkaktojë ethe, shkuarje të barkut, vjelljen, apo humbjen e apetitit dhe se këto janë shenja të sëmundjeve që duhen kontrolluar tek mjeku.

Një gjë për të cilën pajtohen të gjithë ekspertët është se ju duhet të thirni mjekun në rast së fëmiu juaj ka simptome që ju brengosin apo ka temperaturë të përditshme prej 38 gradë celzius e më lartë (37 gradë e më lartë për foshnja gjer në 3 muaj). Mjeku mund te konstaton se athua ka probleme shëndetsore foshnja juaj që duhën shëruar, siç është p.sh. infektimi i veshit. Dhe në rast se fëmija juaj ka shkuarje të barkut mos u brengosni, kjo gjendje do ti zhduket vetvetiu.

 

Çfarë mund të bëj që t’ia lehtësojë mundimet fëmiut tim?

Jepni fëmijës suaj ndonjë gjë që ta përtypë, gomën për kruarjen e dhëmbëve apo ndonjë leckë të ftohtë të lagur dhe të pastër. Në rast së fëmija juaj është i rritur dhe mund të hajë ushqim ca më të fortë, ai mund të gjej ca lehtësim dhe me ca ushqime të ftohta siç janë sosi i molles ose jogurti. Poashtu duke fërkuar me gishtin tuaj në mënyrë të butë mbi mishin lënduar të dhëmbëve të fëmijës suaj mund të ja qetësojë dhimbjen përkohësisht.

Në qoftë se këto metoda nuk kanë efekt atëherë mjeket rekomandojnë që fëmijës suaj ti jepni një dozë të vogël të ilaçit për fëmijë për qetësimin e dhimbjeve të quajtur acetaminophen për foshnjë, por këshillohuni me mjekun para se ti jepni çfarë do lloj ilaçi fëmijës suaj. (Kurrë mos i jepni fëmijës suaj Aspirin apo kurre mos ia fërkoni mishin e dhembeve me Aspirin, që të ja qetësoni dhembjen. Përdorimi i Aspirinit tek fëmijët shkakton Sindromin e Rejesit (Reye's syndrome) i cili mund të jetë i rrezikshëm për jetën e fëmijës suaj).

Fërkimi i mishit të dhëmbëve me gell sipërfaqësor për heqjen e dhëmbjeve poashtu mund të ndihmojë, por do të ju këshillonim të konsultoheni me mjekun para se ta provoni. Në rast se e përdorni në mënyrë të tepruar atëherë ai mund ti mpin ndjenjat në qafë prapa fytit të foshnjës suaj dhe ta dobësoj refleksin e përbimjes( refleksin për ta përbirë ushqimin (gjë e cila e ndihmon të mos i zihet fryma nga jargët e tij). Në përgjithësi gellat e lartpërmendur janë të parrezikshëm, por ndodh ndonjëherë që të qëllojë ndonjë që mund të shkaktojë mpirrjen e lartpërmendur.

Nëqoftëse jargët nga goja shkaktojnë të skuqura në fytyrë të foshnjës tuaj atëherë ja fshini fytyrën lehtë por nuk e fërkoni, me pëlhura nga pambuku i butë. Poashtu mund ta lyeni pak gell të parafinës (i cili thirret 'Petroleum Jelly' në perëndim, dhe njihet si 'yndyra e cila shëron cdo gjë', tek ne si zëvendësim përdoret 'Pavloderm' i cili i ka përafërsisht të njejtat efekte shërimi) në mjekrën e tij para dremitjes në mesditë apo gjumit të natës për t’ia mbrojtur lëkurën nga irritimi i mëtejshëm.

 

Nita ^ ^ (8 vite më parë)
Arisa samira lexoni pak qetu
Ela K.. (12 vite më parë)
petroleum jelly sa here te perdor ju lutem

/komuniteti