Rradha e juaj e lindjes dhe gjinia, përcaktojnë në masë të madhe se si anëtarët tjerë të familjes do të qasen ndaj jush. Nga ana juaj, kjo ndikon se si ju mendoni për vetveten dhe se si silleni ndaj njerëzve të tjere, si silleni në rrethin tuaj familjarë dhe jashtë saj.
Familja jonë është mësonjëtorja në të cilën mësojmë se si të sillemi në botë. Eksperiencat tona jashtë shtëpisë poashtu ndikojnë në pritjet tona dhe vlerësimet si të situatave ashtu edhe të marrëdhenieve. Do të reagojmë në të njejtën mënyrë në shumë ngjarje gjatë jetës, në të njejtën mënyrë si kemi reaguar në familje.
Përvoja e rradhës së lindjes dhe gjinisë, ndikojnë para së gjithash në sjelljen tonë sociale –në rolin e bashkëshortes, prindit, mikes si dhe në të gjitha marrëdhëniet tjera sociale në të cilat hyjmë.
Për këtë është e rëndësishme të jeni të vetëdijshme që pozicionet tona në familje dhe përvojat e mëhershme në lidhje me atë, na kanë formuar si personalitet dhe ndikojnë në marrëdhëniet tona me njerëzit tjerë.
Kur merren parasysh edhe faktorët tjerë, tiparet të cilët përcaktojnë rradhën e lindjes, themelohen pesë rrethanat e ardhshme gjatë lindjes:
• Rradha e lindjes, a jeni fëmija i parë, i dytë apo i fundit,
• Gjinia e fëmijës,
• Numri i viteve në mes të lindjeve të vëllezërve dhe motrave
• Gjinia e vëllezërve dhe motrave
• Në një masë më të vogël disi, rradha e lindjes së prindërve, para së gjithash e atij që është e të njejtës gjini si edhe ju.
Kur është në pyetje dallimi në mes të viteve të lindjes së vëllezërve dhe motrave, rregulla themelore vlen që sa më i vogël numri i viteve, është më i madh ndikimi i vëllezërve dhe motrave në mes të njëri-tjetrit. Nëse ky dallim është më i madh se 6 vite, atëherë fëmijët do të kenë më shumë karakteristika të fëmijëve të vetëm (hasret) në kombinim me karakteristikat e rradhës së tij të lindjes. Për këtë, mbani në mend këtë informatë kur lexoni rradhën tuaj të lindjes.
Poashtu, zbulim interesante është që kur përputhet rradha e juaj e lindjes në familje me rradhën e lindjes të së njejtës gjini të prindit tuaj, do të keni më shumë karakteristika të asaj rradhe, por në qoftë se prindi i të njëjtës gjini ka një mënyrë të ndryshme të lindjes se sa tuajat. Vetëm fëmijët e vetëm, që nuk kanë vëllezër e motra që të krahasohen me ata, do të zhvillojnë karakteristika të të njëjtë gjini me prindërit, në një masë më të madhe, se sa fëmijët me vëllezër e motra. Njësia, nëna e të cilës është më e vjetër në radhën e tyre të lindjes, ka të ngjarë të jetë më serioze dhe më e orientuar akademikisht, se një nënë e së cilës është më e re dhe për këtë arsye më e gjallë dhe e gëzuar.