Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Si të kemi më shumë qumësht gjiri?

Sa më shumë që fëmija thithë, aq më shumë qumësht prodhohet!

A mund të ndikoni në prodhimin e qumështit të gjirit dhe pa shumë mund, të jeni gjithmonë të gatshme për shujtën e bebit tuaj? Mjekët spjegojnë që është e mundur. Ja përse.

Mos u joshni nga ushqimet artificiale për ushqyerjen e bebeve: kjo shtesë mund të ndikojë në zvogëlimin e prodhimit të qumështit të gjirit. Më mirë është që ti ofroni foshnjes edhe njëherë gjirin, kjo është mënyra më e mirë për të stimuluar më shumë ardhjen e qumështit.

Prodhimi i qumështit stimulohet nga ana e foshnjes suaj: sa më shumë që fëmija thith, aq më shumë qumësht prodhohet.

Në mënyrë që ta lehtësoni këtë proces të ofrimit dhe kërkimit, ushqeni me gji foshnjen sa herë që ajo dëshiron. Është e mundur që në fillim të ushqehet shpesh dhe pa rregull, por me kohë do e bëjë orarin. Dhe mbani në mend: mund të nevojiten 5-6 javë në mënyrë që të arrihet prodhimi konstant i qumështit.

Procesi automatik

Gjatë gjidhënjeve të para, llogaritni në aftësitë e lindura të bebit tuaj. Atë do ta udhëzojë aroma dhe prekja juaj e ngrohtë dhe e butë e lëkurës tuaj. Nëse ju duket bebi i hutuar, vetëm përkëdheleni në faqe dhe ai instiktivisht do kthejë kokën nga gjiri, do hap gojën dhe do kërkojë thithkën.

Në këtë mënyrë natyra i lejon bebit të ushtrojë, dhe në mënyrë që ti japë më shumë kohë që të shijojë kënaqësinë e thithjes, në javët e para, prodhimin e qumështit e mirëmbajnë edhe hormonet. Kur kalon kjo periudhë, prolaktina dhe oksitocina i lënë vendin thithjes.

Është i mjaftueshëm vetëm ai veprim i thjeshtë mekanik, në mënyrë që gjëndrra qumështore të formojë qumështin, që gjinjtë të shprazen rregullisht dhe si kthim automatikisht të stimulojnë mbushjen e tyre të sërishme.

Që tani e tutje, prodhimi i qumështit do ndjek sistemin e ofrimit dhe kërkimit: sa më shumë që thith bebi juaj, aq më shumë qumësht do kenë gjinjtë tuaj. Dhe sa më shpesh që ta ushqeni me gji, aq më shumë qumësht do prodhohet.

 

Ja disa këshilla për funksionimin e mirë të sistemit të ofrimit dhe kërkimit:

 

Jepini gji bebit sa herë që të kërkojë

• Kjo është shumë e rëndësishme, edhe pse mund të ndodh që disa ditë me rradhë të kërkojë të thithë madje gjer në dhjetë herë në ditë. Kjo është normale, derisa të rregullohet prodhimi i qumështit. Provoni, pra, për të vëzhguar mbledhjet e vazhdueshme të qumështit si një mundësi për pjesën tjetër, sidomos si mënyrën më të natyrshme për të stimuluar prodhimin e qumështit.

 

Shprazni gjinjtë plotësisht

• Në fund të gjidhënjes, ka mundësi që në gjinj të mbetet edhe pak qumësht. Nëse nëna dëshiron, mund ti pompojë gjinjtë për të mbledhur qumështin dhe ta ruajë qumështin në frigorifer si rezervë për ushqyerjen e fëmijës në rastet kur nëna nuk është e pranishme.

 

Shmangni ushqyerjen me shishe

• Mos u joshni që të zëvendësoni gjidhënjet me shishen me qumësht artificial. Kjo mund të dëmtojë prodhimin e qumështit të gjirit, deri në atë masë, që ta ndërpresë atë plotësisht. Në ato raste, më nuk ka kthim mbrapa në gjidhënje. Në fillim, kërkesat e foshnjes mund të varojnë, por, edhe siç e keni parë, thithja është ajo e cila stimulon prodhimin e qumështit. Mund të ju duket që periudha në mes dy gjidhënjeve është shumë e shkurtë që t`ju vie qumështi: në ditët e para mund ta kënaqni duke i ofruar përsëri të thithë dhe kjo do të jetë mënyra më e mirë, që të keni më shumë qumësht.

/komuniteti