Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Mënyra për të qetësuar ngërçet e foshnjave

A mund ta dalloj nga mënyra e të qarave që foshnjen time e mundojnë ngërçet?

Të qarat në rastet me ngërçe janë më të forta dhe më intenzive

Shumë nëna nuk mund ta dallojnë të qajturit e foshnjes së tyre, për shembull nëse është e uritur, e lagur, apo dëshiron të përkëdhelet. Kur këto mundësi nuk janë në pyetje, ndërsa foshnja juaj vazhdon të qajë më shumë dhe më me intenzitet se më parë, ka mundësi që e mundojnë ngërçet.

Si ta dalloj nga të qarat që foshnja ime ka ngërçe?

Nëse foshnja qan më gjatë se tre orë në ditë, më së paku për tre ditë në javë, gjatë tre javëve, egziston mundësia që foshnja ka ngërçe.

Të qarat në këtë periudhë janë shumë të ashpra dhe intenzive dhe paraqiten zakonisht në orët e mbrëmjes. Foshnja mbledh këmbët dhe duart kah barku, skuqet në fytyrë dhe vështirë qetësohet.

9 mënyra për të qetësuar foshnjen e cila ka ngërçe

Mundohuni që me njerën nga këto metoda të cilat nënat më së shumti i rekomandojnë për qetësim të foshnjave të cilat kanë probleme me ngërçe:

1. Mund të zvogëloni sasinë e ushqimit të cilën i jepni foshnjes gjatë një shujte, ndërsa të rrisni numrin e shujtave gjatë ditës. Keni kujdes që foshnja të gogësojë pas çdo shujte.

2. Zgjidhni një ambient më të qetë. Ndriçimi dhe zhurma e fortë, numri i madh i njerëzve vetëm mund ti përkeqsojnë simptomet e ngërçeve.

3. Luhateni foshnjen në ndonjë luhatëse apo karrocë. Lëvizja konstante mund ta qetësojë dhe ta vë në gjumë.

4. Mbani foshnjën në krahë, duke e mbështetur në barkun e saj dhe lehtësisht masazhojini shpinën.

5. Mbështilleni butësisht me ndonjë batanije dhe mbajeni lehtësisht duke u shëtitur.

6. Voziteni me makinë apo me karrocë.

7. Bëjini një dush të ngrohtë dhe masazhojini barkun me vaj të vakët për foshnja.

8. Në disa raste foshnjat i qetëson zhurma monotone e ndonjë aparati, siç është tharrësja e flokëve, makina për larjen e enëve, tharrëset e rrobave dhe ngjashëm.

9. Bëni pauzë dhe mundohuni të qetësoheni. Duke qetësuar veten egziston mundësia e madhe që të qetësoni edhe foshnjen tuaj.

/komuniteti