Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Ngërçet tek foshnjat

Përse lajmërohen ngërçet tek foshnjat?

Shkaktari i vërtetë i paraqitjes së ngërçeve nuk dihet, por egzistojnë disa teori të pavërtetuara të shkaktarëve të ngërçeve:

- foshnja nuk e duron qumështin (foshnjat që ushqehen me gji kanë ngërçe njejtë sikurse foshnjat që ushqehen me ushqim artificial)

- trakti i zorrëve nuk është mjaft i zhvilluar dhe ndodhin spazmat (ngërçet e zorrëve)

- e pranishme është baraspesha e parakohshme hormonale

- foshnja thith shpejtë, mbushet me ajër i cili futet në zorrë dhe shkakton ngërçe

- i sapolinduri ka temperament të rëndë, foshnja hipertonike qan shpesh dhe është e shqetësuar

- sistemi nervor i foshnjes është shumë i ndjeshëm në botën e jashtme dhe përjeton shumë stimulime

Kur lajmërohen ngërçet?

Dy gjer në tre javë pas lindjes, lajmërohen periudhat shqetësuese të ngërçeve, të cilat zakonisht zgjasin gjer në fund të muajit të tretë apo katërt të jetës së foshnjes. Lajmërohen zakonisht në mes të shujtave të ushqyerjes me qumësht në orët e pasditeve.

Si ta kuptoj nëse foshnja ime qan shkaku i ngërçeve?

Foshnja qan shumë, skuqet në fytyrë, lëviz këmbët dhe duart e nevrikosur dhe shtrëngohet. Karakteristike është lëvizja e këmbëve kah stomaku, shtrëngon grushtat dhe rrit aktivitetin e saj. Qarja, e cila ndonjëherë është plotësisht e pangushëllueshme, mund të zgjasë me orë të tëra.

Çfarë të bëj nëse foshnja ime ka ngërçe?

E rëndësishme është që, prindërit ta dërgojnë foshnjen tek pediatri që të vërtetojnë nëse egzistojnë arsye mjekësore për atë qarje të madhe (pezmatimi i veshit të mesëm apo hunda e zënë).

Nëse foshnja është e shëndetshme, nuk është e uritur, etur apo e lagur – ato janë ngërçe. Më e rëndësishme është që ta kuptoni që në pyetje është një gjendje relativisht e shpeshtë e cila nuk lë pasoja. Tani duhet ta inkurajoni vetveten, të keni mendje të kthjellët dhe të mos bëni panikë, dhe të prisni që të përfundojë kjo periudhë e tmershme në jetën tuaj e quajtur “ngërçe”.

1. Merrni foshnjen në krahë, përkundeni lehtësisht apo shetiteni nëpër shtëpi.

2. Mbështjellni foshnjen me batanije që të ndjehet rehat dhe luhateni në karrocë apo luhatëse.

3. Mund ta luhatni edhe ta mbani fortë në kraharor. Foshnjat kanë dëshirë ti ndjejnë të rrahurat e zemrës së nënës së tyre sepse kjo i qetëson.

4. Disa foshnja qetësohen gjatë vozitjes në makinë.

5. Masazhoni stomakun e saj, të lyer paraprakisht me vaj për foshnja.

6. Vendosni në stomakun e foshnjes një panolinë të ngrohtë dhe masazhoni lehtësisht rreth kërthizës.

7. Jepni foshnjes çaj nga kopra dhe kimi i cili qetëson dhembjet gjatë ngërçeve.

8. Jepini shurup për qetësim i cili pregatitet në barnatore. Vetëm sipas udhëzimeve të pediatrit edhe në rastet më të rënda.

9.Këndojini foshnjes këngë të lehta qetësuese, duke i pëshpëritur në vesh. Mund ti pëlqejë kënga dhe të ndalojë së qari për ta ndëgjuar.

10. Testoni ushqimin tuaj nëse jeni nënë gjidhënëse. Shmangni ushqimin i cili fryen (bizelet, fasulet, lakra) dhe zvogëloni konsumin e lëngjeve të gazuara siç është kafeja, çokolata, piperi, speci pikant, çilli, dhe mëlmesat tjera të rënda.

11. Lëreni për pak kohë të vetme në krevatin e saj në dhomë të qetë, me muzikë të lehtë qetësuese (Mocart, Betoven), ndoshta pas disa minutash qarjeje do të qetësohet.

A mund të shkaktohen komplikime nëse ngërçet zgjasin shumë?

Nuk mund të shkaktohen komplikime. Foshnjat të cilat kanë pasur ngërçe janë po aq të lumtura, të zhvilluara, të mençura sa edhe foshnjat të cilat nuk kanë patur. Foshnjat të cilat kanë ngërçe, pavarësisht të qarave të cilat zgjasin me orë të tëra, përparojnë për mrekulli dhe duken të shëndetshme, fitojnë në peshë trupore dhe rriten për nga gjatësia.

arsiel (4 vite më parë)
nese femija ka ngerce i nxehet koka dhe i djersin?Qan kur pi gjoks?

/komuniteti