Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Të dalat jashtë

Të dalat jashtë të të porsalindurit në javën e dytë të jetës kanë karakteristika të ndryshme nga ato të fëmijës më të madh, qoftë lidhur me ngjyrën e qoftë me erën, fortësinë etj. Nga ana tjetër të dalat jashtë ndryshojnë dhe në varësi të llojit të ushqyerjes së fëmijës: me gji apo artificiale.

Nëse fëmija ushqehet me gji, të dalat jashtë do të jenë:

• Më të ujshme si krem (ngjisin në panolinë)

• Me ngjyrë të verdhë si ngjyrë floriri

• Mund të jenë me mukus

• Vijnë era thartirë.

Nëse ushqehet me qumësht artificial, të dalat jashtë do të jenë:

• Më të forta, të thata dhe më të formuara (nuk ngjisin në panolinë)

• Ngjyra është e verdhë e çelët, gati si gri ose ngjyrë kafe.

• Janë me erë të keqe që ndihet menjëherë.

Sa herë duhet të dalë jashtë?

Normalisht gjatë kësaj periudhe del jashtë pas çdo të pirë, domethënë edhe 6 – 7 herë në ditë. Ndonjëherë mund të dalë jashtë 1 herë në ditë, ose 1 herë në 2 – 3 ditë.

Nëse fëmija nuk del jashtë, çfarë të bëjmë?

• Të mos japim ilaçe “pastrues” (laksativë) me kokën tonë.

• Nuk duhet të ngacmohet anusi i fëmijës me majdanoz, termometër, ose tjetër gjë.

• Gjatë banjës, fëmija lihet më gjatë i zhveshur (gjithmonë I mbështjellë me një peshqir të ngrohtë) dhe masazhohet butësisht barku.

• Fëmija vendoset disa herë gjatë ditës në bark, mbi një cylinder sfungjeri me diametër rreth 10 – 15 cm.

Në të dalat jashtë vërehen pika të bardha

Kjo nuk përbën aspak problem. Janë pika të kazeinës, një lloj protein që gjendet relativisht me shumicë në qumësht.

Nëse të dalat jashtë janë jeshile

Edhe në këtë rast nuk duhet të shqetësohemi, sepse është një dukuri krejt normale. Kjo ndodhi është shumë e shpeshtë, veçanërisht kur fëmija është me verdhëz. Të dalat jashtë bëhen jeshile, sepse bilirubina e pranishme në të, në mjedis oksidohet dhe kthehet në biliverdinë (një lëndë që ka ngjyrë jeshile). Pra të dalat jashtë tregojnë se ato kanë qëndruar pak më gjatë se sa duhet në mjedis, në kontakt me oksigjenin e ajrit (për shembull në panolina, apo në fundin e zorrës). Pra të dalat jashtë nuk kushtëzohen nga ushqime të caktuara që merr nëna. Nëna mund të hajë sa të dojë perime, sepse nuk i ngjyrosin në jeshile të dalat jashtë.

Po kur feçet janë të forta (kapsllëku)?

Në përgjithësi, nëse një nga prindërit ka vuajtur nga kapsllëku, edhe fëmija e vuan një gjë të tillë. Më shumë është një problem psikologjik i prindëve, se sa një dukuri e mirëfilltë e trashëguar. Është teprimi lidhur me shpeshtësinë, karakteristikat e të dalave jashtë dhe lloj-lloj hollësirash të kota, që e kthejnë të dalët jashtë të fëmijës në diçka aq të rëndësishme, sa që pushon së qeni një dukuri normale.

• Fëmija që ushqehet me gji: nuk e njeh kapsllëkun, sepse karakteristikat e kësaj ushqyerjeje sigurojnë jo vetëm një funksionim të përkryer të zorrëve, por edhe përshtatshmëri absolute.

• Fëmija që ushqehet me qumësht artificial: kapsllëku është i rrallë. Mund të ndodhë kur prishen raportet e masës së qumështit artificial me ujin, ose kur përdoret si tretës lëngu i orizit, ose qumështi i përdorur nuk është i përshtatur për moshën dhe peshën e fëmijës.

JO - Në rast kapsllëku, mos jepni laksativë, të paktën nëse nuk jua ka këshilluar mjeku. Ekziston rreziku që fëmija të mësohet aq shumë me mjekimin, saqë mund të dalë jashtë vetëm pasi merr laksativin.

PO - Mund të përdorni mikroklizmat, edhe pse nuk jeni këshilluar me mjekun tuaj, nëse kanë kaluar më shumë se 3 ditë pa dale jashtë. Mos i përdorni shpesh mikroklizmat. Edhe në këtë rast, mundet që të dalat jashtë të kthehen në një mundim për bebin, prandaj përpara se të përdorni ilaçet për të dalë jashtë, këshillohuni gjithmonë me mjekun tuaj.

Arnela (2 vite më parë)
Pershendetje e kam djalin 13muajsh ,dhe me del jashta 2 her .eshte ndonje gje per tu shqetësuar?e kam shum aktuv gjate dites. Me ushqimin eshte mir mundësisht I jap cdo gje qe haj vete
Ela sadiku (6 vite më parë)
Pershendetje.. doja te pyesja kam djalin 2 muajsh e del jasht 1 her ne 2-3 dite i kam bere dhe mikroklizma po sdua tja perdor shpesh se kam lexuar qe behet zorra e trashe pertace ! Cfare me sugjeroni??
Tatjana Ab (7 vite më parë)
Kam djalin 2 javesh pin shpesh por nga pak del shpesh jasht le t themi n oret 2 her nk eshte se fle shum gjat rreth 1 or ose max 2 or dhe ngrihej pi fle prap ka raste vetem dhe 30 min dhe dicka tj vjell
Ida (8 vite më parë)
Dua te pyes pediatrin. Te lutem kam vajzen dy vjece dhe me del jasht sa here qe han. Del mire nuk eshte se ka bark apo di ka tjeter thjesht me shqeteson arsye pse del sa han dhe nuk me ve shendet
Lita Ademaj (13 vite më parë)
kam nje pyetje per pediatrin edhe vajza ime ka ber 2muaj e dy jav del shum rrall jasht ndodh qe edhe 5 dit te behen pa dal jasht qka me rekomandoni l
Klea (13 vite më parë)
Pershendetje. Ju lutem te pyesja pediatrin nese eshte normale qe bebja ime e cila ka disa dite qe ka bere 2 muaj, del rralle jashte cdo te 2-ten apo te 3-ten dite? Ju faleminderit!

/komuniteti