Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Intime

Eros dhe ushqim: ha siç bën dashuri

01.03.2016 - Duke vëzhguar marrëdhënien që një njeri ka me ushqimin, mund të kuptohet edhe raporti i tij me partneren, cila është përqasja e tij me seksin dhe si do të sillej nën çarçafë.

Nëse erosi dhe ushqimi janë dy aspekte të ndryshme të së njëjtës kënaqësi, analogjia mes të ngrënit dhe të bërit dashuri, lind spontanisht.

Të konsumosh një vakt në çift, është një lojë e vërtetë erotike, jo vetëm sepse duke ngrënë dhe duke gatuar së bashku është një veprim shumë sensual që stimulon dëshirën, por edhe sepse duke vëzhguar se si një burrë (ose një grua) sillet në tavolinë, mund të kuptosh disa tipare të personalitetit dhe me intuitë pastaj, të imagjinosh se si mund të jetë në shtrat.

Në fakt sipas psikologëve, një studim i kryer së fundmi, ka rrëfyer për një sërë përkimesh mes zakoneve të të ushqyerit dhe atyre seksuale. Duke vëzhguar marrëdhënien që një njeri ka me ushqimin, mund të kuptohet edhe raporti i tij me partneren, cila është përqasja e tij me seksin dhe si do të sillej nën çarçafë. Tipologjitë të dashur shijues janë katër dhe bazohen mbi klasifikimet jungiane dhe katër elementet natyralë.

Tipi zjarr: Karizmatik dhe vullkanik, pëlqen të marrë gjithmonë iniciativa të reja. Në tavolinë shijon dhe pastaj ia mbath. Pëlqen shijet e forta, ha në këmbë dhe asnjëherë me orare të përcaktuara. Në shtrat kërkon gjithçka dhe menjëherë. Preferon disa marrëdhënie dhe karakterizohet nga pasione që siç vijnë, edhe ikin shpejt.

Tipi ajër: Eklektik dhe i paqëndrueshëm, dashuron lirinë e plotë. Në tavolinë pëlqen të eksperimentojë shije dhe kombinime të guximshme, që e bëjnë tepër kurioz. Në krevat është si një flutur, që preferon të hidhet shpesh nga një lule në një tjetër. Kur lidhja emocionale bëhet më e fortë, ai ia mbath.

Tipi ujë: I pakapshëm dhe i lëkundshëm shumë. Si uji që rrjedh në çezmë. Di të përshtatet në tavolinë ashtu si edhe në shtrat, merr atë që tjetri ka porositur sepse objektivi i vetëm është harmonia. Gjatë seksit tregon ëmbëlsi dhe kujdeset për dëshirat e tjetrit, duke kuptuar se kur partneri/ja ka nevojë për përkëdhelje apo për t’u lënë në paqe.

Tipi tokë: Është i qëndrueshëm dhe racional dhe shpesh ka disa vështirësi gjatë përjetimit të sferës emotive. Tryeza për të përfaqëson një festë, prandaj veç ushqimit është e rëndësishme edhe shoqëria, shkruan revista Shije. Në krevat nuk është i dhënë pas aventurave dhe kërkon raporte të qëndrueshme, bazuar në stabilitet dhe ndjenja.

 

Por si ta kuptojmë se me ç’tip identifikohemi apo ky hyn personi me të cilin po hamë?

“Përveç shpirtit vëzhgues, që nuk duhet ta vendosi kurrsesi në siklet partnerin", – shpjegon seksologia, “mund t’ju hyjnë në punë këto pyetje":

– Ha në orare të përcaktuara apo kur ka uri?

– Ndodh që ta bësh shpejt apo kërkon kohën e vet?

– Më mirë në tavolinë apo në krevat?

– Preferon të gatuash apo ia lë të tjerëve?

– Preferon të hash vetëm apo në shoqëri?

– Më mirë gishtërinjtë apo posatet?

– Do të haje me sytë mbyllur?

– Pas vaktit je e kënaqur?

Së fundmi, “mendoni për jetën seksuale dhe argëtohuni për të gjetur ngjashmëritë dhe dallimet”.

Burimi: Telegrafi

/komuniteti