Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Intime

Femrat e pësojnë më së shumti nëse ndalojnë të kenë marrëdhënje intime

31.05.2019 - Mesatarisht vlerësohet se një britanik mund të bëjë seks rreth 5,778 herë para se të vdes.

Qoftë nëse kjo shifër ju duket shumë apo pak, një gjë është e sigurt – edhe personat me epshin më të madh kurdoherë do të kalojnë në një fazë pa seks, transmeton Telegrafi.

Cilado që të jetë arsyeja se përse do të ndaloni së bëri seks në të ardhmen për një kohë të pacaktuar, mungesa e seksit do të ketë efekte të mëdha në trupin dhe psikologjinë tuaj.

E humbni libidonë

Po, kur është fjala për epshin seksual duket se i bie “përdore ose humbe”.

Kur njerëzit ndalojnë së bëri seks për një kohë të pacaktuar, ata e humbin vitalitetin dhe urinë për seks.

Muret vagjinale mund të dobësohen

Kjo kryesisht aplikohet te femrat që futen në menopauzë.

Pa shpeshtësinë e rregullt të seksit, muret vagjinale dobësohen dhe seksi mund t’ju shkaktojë dhimbje kur filloni prapë ta bëni.

Ekspertët rekomandojnë të keni seks të rregullt penetrim në mënyrë që të ndihmoni në shëndetin vagjinal gjatë menopauzës.

Mund të përjetoni humbje të lubrifikimit

Një efekt tjetër anësor që i ndodh në veçanti grave më të moshuara është se vagjina ka vështirësi të lubrifikohet pasi të filloni të bëni seks kur keni pauzuar për një kohë.

Keqësohen dhimbjet e periodave…

Mund t’ju duket e çuditshme, por seksi gjatë menstruacioneve mund t’ju ndihmojë t’i lehtësoni dhimbjet menstruale.

Burimi: Telegrafi

/komuniteti