Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Intime

Jeta seksuale tek femrat

28.01.2015 - Udhëzojeni të dashurin në dëshirat tuaja. Aftësia e mashkullit për të interpretuar shenjat fizike acarohet kur është i eksituar.

Para daljes në takim, mbathni këpucë me take të larta dhe e kuptoni që në to këmbët ju duken tejet seksi. Shfrytëzojeni këtë më vonë, ashtu që nuk do t’i zbathni as në shtrat.

Ose nëse befas vëreni që një qilim i butë gjendet në paradhomën e të dashurit tuaj, mbajeni mend këtë që në njërën prej mbrëmjeve të ardhshme t’i propozoni që aty të kaloni në aksion. Dashnorët e mirë e vërejnë potencialin erotik të të gjitha situatave të përditshme, thonë ekspertët.

Lërini shqisat tuaja që gjatë tërë ditës të jenë në gatishmëri, shijoni aromat dhe shijet dehëse, pamjet seksi, prekjen e materialit të këndshëm dhe muzikës sensuale. Kjo do t’ju ndihmojë të zhvilloni spontanitet të lartë të shqisave të denjë për një mbretëreshë seksi.

Njohësit seksual e dinë se njëra prej mënyrave që të arrihet eksitim i madh është që të rritet rreziku që të jeni e kapur. Josheni të dashurin tuaj në ndonjë vend gjysmë-publik.

Një ide: lërini veten të hapur derisa bëni dashuri. Në situata të rrezikut trupi juaj liron më shumë testosterone dhe aktivizon neurotransmiterët në tru, gjë që rrit eksitimin, sqarojnë seksologët.

/komuniteti