29.11.2017 - Shkencëtarët skocezë kanë konkluduar që personat të cilët kanë pasur seks penetrues reagojmë më mirë ndaj situatave stresuese, madje edhe një javë pas marrëdhënies.
Është e saktë, sepse bërja dashuri ul nivelin e stresit. Shkencëtarët skocezë, transmeton telegrafi, kanë konkluduar që personat të cilët kanë pasur seks penetrues reagojnë më mirë ndaj situatave stresuese, madje edhe një javë pas marrëdhënies
Vullnetarëve u është kërkuar që të mbajnë evidencë mbi aktivitetet seksuale gjatë dy javëve. Pastaj u janë ekspozuar situatave stresuese, pas të cilave u është matur tensioni i gjakut.
Personat të cilët kanë bërë dashuri para ekspozimit situatave stresuese më qetë kanë reaguar sesa ata të cilët kanë masturbuar apo kanë abstenuar nga seksi.
Hulumtuesit konstatojnë që këta faktorë nuk mund t’i përshkruhen ekskluzivisht relaksimit afatshkurtër, postorgazmik, thjesht për shkak që zgjasim shumë më gjatë – jo rrallë edhe plot një javë.
Për këtë shkak, siç konstatojnë ekspertët, ndikimi qetësues i seksit njëkohësisht është pasojë e stimulimit të nervit vagjinal dhe ndikimit të hormonit oksitocinë.
Burimi: telegrafi