05.04.2019 - Në momentin që shkoni në tualet dhe vëreni diçka ndryshe nga herët e tjera duhet të shikoni se a është gjithcka në rregull.
Ndryshimet mund të jenë të ndryshme duke përfshirë ketu erë të pakëndshme, ndryshim në lëkurë apo ndryshime gjatë periodave.
Një nga gjërat që duheni të keni parasysh është edhe thatësia në zonën intime.
Vagina vazhdimisht vetë-lubrifikohet, duke mbajtur nivelet e duhura të baktereve.
Pra, nëse vagina juaj është rregullisht e thatë, sidomos gjatë marrëdhënieve intime, duke rezultuar në djegie, dhimbje dhe siklet të përgjithshëm gjatë penetrimit, duhet të shkoni tek mjeku gjinekolog.
Ka disa faktorë që mund të kontribuojnë në thatësi vaginale të vazhdueshme, duke përfshirë ankthin, medikamente të caktuara si ilaçet kundër depresionit, menopauza, pabarazitë hormonale etj.
Burimi: klankosova