Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Intime

Problemet më të zakonshme të bashkëjetesës

Nëse ju po planifikoni të bashkëjetoni me të dashurin, mund të hasni në këto probleme: 

Intimiteti 

Më në fund e keni vendin vetëm për ju dy dhe keni menduar- jeta seksuale do të jetë ‘e begatshme’. Por nuk do të jetë bash kështu. Ndoshta ky emocion do të zgjasë nga 2 deri 3 javë, e më pas do të kthehet në ‘rutinë’ dhe për këtë ndoshta mund të vini në dëshpërim. Por mos kini merak, e gjitha kjo është normale dhe mos e bëni si diçka të madhe. 

Intima dhe momentet e vogla që i keni ndarë për vete mund të jenë të kërcënuar. Filloni edhe t’i ndani disa moment intime të cilat nuk keni dashur t’i ndani me partnerin. 

Ai do të ju shoh si i lani dhëmbët, si dukeni kur e vendosni maskën për fytyrë, si është kur jeni në PMS dhe nuk dëshironi të depiloni këmbët. Por as në këto nuk duhet të shikoni në mënyrë drastike. Këto janë moment intime të cilat mund t’ju lidhin dhe mund të bëjnë vetëm që dashuria të rritet. Kini në mendje që as ai nuk e ka të lehtë dhe që edhe ai do ta shpalos intimen e tij. 

Obligime pa dashuri 

Normal që edhe nëse keni menduar ashtu, nuk do të jetoni nga dashuria! Jeta e përbashkët nënkupton edhe ndarjen e punëve në shtëpi. 

Këtu mendojmë në pastrim, përgatitje të ushqimit, pagesave të faturave e ngjashëm. Marrëveshja duhet të jetë. Nuk keni nevojë të bëni një tabelë në të cilën do të shkruani detalisht punët (kjo mund ta mbysë romancën), por e rëndësishme është që të jeni tolerante dhe që punët t’i ndani drejtë. 

Fatkeqësisht edhe paraja mund të jetë pengesë. Ju duhet të paktën përafërsisht ti planifikoni financat. Mos kërkoni që partneri të çojë dorë nga disa gjëra që i duken të rëndësishme, 

Si pastë speciale për dhëmbë apo toalet letër të vjollcë… Edhe për këto imtësi duhet të ketë marrëveshje që shpenzimet mos të dyfishohen. 

Dhe mos bëni merak, çdo gjë me kohë do të vijë në vendin e vet, të rëndësishëm janë vetëm dashuria, durimi dhe marrëveshja.

/komuniteti