Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Intime

Varësitë seksuale

10.03.2015 - Ja disa fakte rreth varësive seksuale:

* Varësia seksuale është një gjendje ku i sëmuri bëhet tepër i preokupuar me mendime apo sjellje që i japin efekt për dëshirë seksuale.

* Më shumë se 30 milionë njerëz mendojnë që vuajnë nga varësia seksuale në Shtetet e Bashkuara.

* Paraphilia hyn tek sëmundjet për njerëzit me çrregullime seksuale nga objekte apo veprime që konsiderohen jo joshëse.

* Të varurit seksual mund të jenë ose paraphilik ose jo . Njerëzit jo paraphilik janë klasifikuar nga Manuali i Statistikave të Çrregullimeve Mendore (DSM) si çrregullim seksual.

* Nuk ka faktorë adekuat që mendohet të shkaktojë varësisë seksuale, por mendohet të jenë faktorët biologjik, psikologjik, dhe social që kontribuojnë në zhvillimin e këtyre çrregullimeve.

* Të varurit nga seksi janë përshkruar si njerëz që vuajnë nga një model negativ i sjelljes seksuale që çon në probleme apo ankthe.

* Nuk ka asnjë metodë që definitivisht tregon që dikush ka një varësi seksuale.

* Ilaçet kundër depresionit dhe medikamentet që ulin hormonet mashkullore janë terapia që trajton këtë sëmundje.

* Parandalimi i varësisë seksuale mund të përfshijë terapi që rrisin vetëbesimin dhe trajtimin e problemeve emocionale.

* Për të parandaluar këtë varësi duhet të bëhet një edukim i fëmijëve për rreziqet e përdorimit të tepruar të internetit dhe të faqeve pornografike.

Burimi: kosovalive360

/komuniteti