Është mrekulli sesi cuclla qetëson fëmiun tuaj të bezdisur. Por a keni menduar që cuclla mund të bëhet shoku më i ngushtë i fëmiut?
Nëse mendoni se si ti shmangeni kësaj shprehie, lexoni sugjerimet tona mëposhtë:
1. Bëjeni me shije të keqe
Me siguri që jeni të njohur me idenë e kafshimit të thonjëve ku prindërit për të shmangur këtë shprehi i lyejnë thonjtë me ndonjë gjë që ka shije të keqe. Metodë e ngjashme është edhe kjo e cila ndonjëherë funksionon që të ndajë fëmijët ka cucllat.
2. Hidheni
Nëse fëmiu juaj është më i rritur për të kuptuar konceptin e hedhjes se cucllës, kjo mund të ndihmojë që ai të tejkalojë këtë shprehi.
3. Jo
Ju jeni prind dhe ju keni fuqinë për të hedhur cucllën – së paku kjo është një teori. Por nëse mendoni që strategji më e mirë për fëmiun tuaj është që vetëm ti thoni “Jo” kjo është metoda juaj e zgjedhur.
4. Largojeni gradualisht
Një proces i ngadalshëm dhe i butë mund të ketë sens për fëmiun dhe familjen tuaj. Duke larguar cucllën në disa raste (si psh para gjumit) shpesh është nje hap drejt largimit të saj.
5. Largojeni herët
Fëmijët e kanë atë mënyrën e tyre të fuqishme për të protestuar për shprehinë e tyre të dashur siç është cuclla. Por duke e larguar cucllën më herët, kur fëmiu është ende i vogël për të shprehur pakënaqësinë dhe negocimin me fjalë, mund ta bëjë më të thjeshtë dhe më të lehtë këtë tranzicion.
6. Sabotojeni
Ekspertet e sigurisë pohojnë që fëmijët ndonjëherë hudhin cucllat kur ato kanë shenja të prishjes, apo të dëmtimit sepse iu bëjnë më të vështirë thithjen.
Këshillë sigurie: Nëse provoni që tia dëmtoni me qëllim, atëherë duhet të jeni shume të kujdesshëm, që fëmiu mos të gelltit ndonjë copëz gome të cucllës apo ndonjë copë e cila mund edhe tia zë frymën pra mos e leni fëmiun vetëm me cucllën e tij.
7. Përralla e cucllës
Përralla e cucllës: Është e vogël dhe e fuqishme, dhe është shoqja e përrallës së dhembit. Kjo krijesë magjike mund të ndihmojë fëmiun tuaj që të bëjë transformimin nga përdorues i cucllës në jo përdorues. (shiko#2, “Hidheni” për teknika të ngjashme.)
8. Humbeni
Ky mund të jetë një lehtësim për ju: Herën tjetër kur e kërkoni cucllën e fëmiut, ndaloni. Nëse është humbur, le të mbetet e humbur. Apo si alternativë mund edhe ta humbni me qëllim. Që të dy strategjitë funksionojnë për prindërit e dëshpëruar.
9. Lexoni libra për të
Koha e leximit të librave është koha e mrekullueshme për tu përkëdhelur me fëmijët tuaj dhe ti inkurajoni që ti duan dhe ti lexojnë librat. Por ju mundeni gjithashtu që të përdorni librat si inspirim për shprehinë që doni të shihni dhe ti ndihmoni fëmiut me ndryshimet siç është heqja e cucllës.
10. Lejani natyrës
Egzistojnë arsye shëndetësore për largimin e cucllës:
• Fëmijët të cilët nuk e përdorin cucllën kanë më rrallë infeksione të veshit.
• Nëse fëmiu parashkollor ka probleme në zhvillim të gjuhës dhe probleme gjuhësore, cuclla mund ta përkeqsojë këtë problem.
• Nëse përdoren tejmase, cucllat mund të shkaktojnë probleme me dhembë dhe gojë.
Keni kujdes se çfarë dëshironi
Ndonjëherë fëmiu me të vërtetë ka nevojë për të thithur. Largimi i cucllës mund të nënkuptojë edhe adaptimin e ndonjë shprehie tjetër siç është: thithja e gishtit, mbajtja e batanijes kudo, apo mundësinë të bie në dashuri me ndonjë shprehi tjetër.