Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Ftohja, këshillat për fëmijë të shëndetshëm gjatë dimrit

Me ardhjen e stinës së vjeshtës dhe të dimrit, tek fëmijët vihen re infeksione në rrugët e frymëmarrjes. Ato që hasen më shpesh janë ftohjet dhe infeksionet gripale. Specialistët e sëmundjeve dhe të shëndetit pediatrik pohojnë se qëndrimi në ambiente të mbyllura dhe me shumë persona bëhet shkak për rrezikimin e shëndetit.

Fëmijët pjesën më të madhe të stinës së vjeshtës e kalojnë nëpër shkolla dhe kopshte. Për këtë arsye, familjet në këtë periudhë duhet të interesohen më shumë për ushqyerjen e fëmijëve. Specialistët në këtë periudhë u japin familjeve disa këshilla, me qëllim ruajtjen dhe mbrojtjen e shëndetit të fëmijëve.

Këshillat

Një nga dy fëmijë të moshës 5-vjeçare ka mungesë hekuri. Tani është e mundur të mësoni rreth këtij problemi dhe të merrni masa parandaluese. Vitamina C që ndodhet tek zarzavatet mundëson marrjen e hekurit nga mishi. Prandaj përgatitni gjellë me zarzavate dhe mish. Nëse tek pjesëtarët e afërt të familjes si nëna, babai nuk shohim rritje të kolesterolit dhe probleme në metabolizmin e yndyrave, çdo ditë fëmija duhet të konsumojë nga një vezë të zier. Bashkë me gjellët me zarzavatet përdorni dhe sallatë. Mos i jepni pekmez të përzier fëmijëve me produktet e qumështit.

Gjithashtu bëni kujdes në mos vendosjen e qumështit apo të kosit afër gjellëve me mish e zarzavate, sepse pengojnë marrjen e hekurit. Në mëngjes jepini fëmijëve arra, lajthi, fruta të thata, bashkë me to janë të dobishme edhe drithërat e pasuruara. Në vend që t’i jepni lëngje të gatshme frutash, shtrydhini vetë frutat dhe jepjani t’i pinë para se të humbasin vitaminat. Mundësoni ngrënien me zarzavate të makaronave dhe të një gjelle me mish.

Bëni të mundur që fëmija juaj të konsumojë peshk të paktën një ose dy herë në javë. Ndalimi i pijeve me gaz e shton më shumë dëshirën. Prandaj më mirë është të mos i marrim fare në shtëpi. Fëmija nuk i kërkon nëse familja nuk i konsumon.

Shembulli i dhënë në familje ka një rëndësi shumë të madhe. Kur ta kërkojë le ta shijojë, por mosmarrja e tyre është zgjidhja më e mirë. Bëni të mundur konsumimin nga ana e tij të supërave me drithëra, bulgur dhe grurë. Disa fëmijë nuk mund ta pinë qumështin. Në këtë rast fëmijës suaj mund t’i jepni ëmbëlsira me qumësht, ose mund t’ia jepni qumështin të përzier me pak kakao dhe sheqer.

Kolla

Keni lexuar informacione të panumërta në lidhje me efektet anësore të ilaçeve anti-grip që u jepen fëmijëve. Kjo është dhe arsyeja që shumë nëna dhe baballarë preferojnë të zgjedhin alternativa të mbështetura tek bimët për të kuruar kollën e fëmijëve. Sipas një lajmi theksohet se kurat natyrale shërbejnë njëlloj si ilaçet në kurimin e kollës. Në shkrimin në të cilin theksohet se për të mësuar arsyen e kollës së fëmijës suaj dhe para se të përdorni metodat natyrale e mira është që ta kontrolloni tek doktori, në të njëjtën kohë thuhet se kurat natyrale nuk janë për ta shëruar krejtësisht kollën, por përdoren për të qetësuar fëmijën. Më poshtë jepen disa këshilla të tjera se çfarë mund të bëni për të zbutur kollën e fëmijës suaj.

Jepini fëmijës shumë lëngje: Për të ekuilibruar nivelin e ujit jepini çaj të ngrohtë, supë, ujë dhe lëngje frutash. Kjo gjë e ndihmon fëmijën tuaj që nëpërmjet lëngjeve të konsumuara të nxjerrë jashtë sa më lehtë sekrecionet. Në të njëjtën kohë ndihmon në mbrojtjen e trupit nga toksinat.

Zbutjani fytin me një përzierje të mjaltit me qepë: Kjo përzierje ka efekt anti-inflamator duke lehtësuar bllokimin në mushkëri të fëmijës dhe ngadalëson të kolliturën e shpeshtë. Për të përgatitur këtë përzierje merrni një qepë të thatë, ndajeni në copa të vogla dhe përziejeni me një lugë mjaltë dhe një lugë kafe gjethe trumze. Përzierjen vendoseni në tenxhere dhe ngroheni derisa të zbutet. Pjesën tjetër vendoseni në frigorifer dhe përdoreni kur të doni. Kjo kurë është për fëmijë të rritur.

Foshnjave nën moshën 1 vjeç mos i jepni asnjëherë mjaltë, për arsye se mund të shkaktojë botulizmin tek ato. Pakësoni infeksionet në mushkëri duke përdorur kurat bimore për kollën: Një lloj myshku (alge) i cili gjendet vetëm në oqeanin Atlantik dhe Paqësor ndihmon në ruajtjen e lagështirës në mushkëri dhe pakëson krijimin e sekrecioneve. Bambu është një bimë tjetër e cila pastron mushkëritë duke penguar ballgamin dhe pakësuar infeksionin. Qershia dhe mani përdoren shumë si kurime bimore në shërimin e ftohjes dhe kollës. Njomeni ajrin për të pakësuar të kolliturat: Bëni të mundur që fëmija juaj të thithë ajër të lagësht duke hapur dushin apo njomësin. Përveç kësaj, mbylleni derën e banjës dhe mbajeni në ajër të lagësht për disa minuta.

Higjiena e tepërt rrezikon shëndetin e zemrës së fëmijëve

Prindërit, të cilët përpiqen vazhdimisht të mbajnë pastër fëmijët e tyre, në të vërtetë i rrezikojnë ato ndaj sëmundjeve të zemrës. Sipas lajmeve të shtypit britanik, një studim i fundit vërtetoi se fjala “pak pisllëk nuk të dëmton”, ishte e drejtë. Sipas këtij studimi, përdorimi i tepërt, sidomos ditët e fundit për shkak të gripit të derrit i substancave anti-bakteriale apo të solucioneve dezinfektuese dobëson sistemin imunitar dhe bëhet shkak që më vonë fëmijët të rrezikohen nga sëmundjet e zemrës.

Në një kërkim të bërë nga Universiteti i Çikagos u krahasuan studimi i bërë gjatë njëzet e dy viteve mbi fëmijët e grave shtatzëna filipinase që në fillim në viteve 80-të me një studim të ngjashëm të bërë në SHBA. U zhvilluan takime rreth zakoneve të lidhura me tema si higjiena e nënave apo lidhja me kafshët shtëpiake. Në dy vitet e para pas lindjes u zhvilluan takime një herë në dy muaj me nënat dhe fëmijët, më pas fëmijët u analizuan një herë në 4-5 vjet. Gjatë kësaj kohe bashkë me sëmundjet infektive të fëmijëve u regjistruan pesha dhe gjatësia e tyre.

Shkencëtarët analizuan ndikimin e mjedisit në të cilin kanë jetuar fëmijët kur kanë qenë të vegjël në prodhimin e proteinës C–reaktiv. Paraqitja e kësaj proteine në një nivel shumë të lartë në gjak mendohet se është tregues (paralajmërues) i sëmundjeve të zemrës. Niveli i kësaj proteine (CRP) në analizat e gjakut të fëmijëve filipinas ishte 80 % më i ulët se i moshatarëve të tyre amerikanë, të cilët tregonin më shumë kujdes ndaj pastërtisë, si rrjedhojë edhe rreziku i sëmundjeve të zemrës ishte më i ulët.

Prof. Thomas McDade tha: “Studimi ynë, në kundërshtim me studimet e mëparshme, tregon se një higjienë e tepërt, kushte të tepërta higjienike në fëmijëri bëhen shkak për rritjen e nivelit të infeksioneve në moshë të rritur, dhe kjo shton rrezikun e shumë sëmundjeve”. McDade gjithashtu theksoi se vetëm njerëzit e kohëve të fundit po jetojnë në kushte super higjienike.

 

/gazeta-albania

/komuniteti