Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Kalimi nga krevati i vogël i fëmijëve, në krevat të madh

Nëse jeni të detyruar për ndryshim

Nëse egziston nevoja që vogëlushin tuaj ta kaloni në krevat të madh, në mënyrë që të lironi krevatin e vogël për të posalindurin, keni parasysh këto:

• Nëse është e mundur bëni kalimin krevat i vogël – krevat i madh para lindjes së foshnjes apo disa muaj më pas. Në të kundërtën, që në fillim, vogëlushi juaj do të mërzitet nga ardhja e foshnjes dhe nga “e vjedhura” momentale e krevatit të tij.

• Ekspertët thonë që fëmija më i vogël se 2 vjeç nuk është i pjekur as emocionalisht e as mentalisht që të fle në krevat normal. Do të duhej të mendoni për të mbajtur këtë për fëmijën e parë, ndërsa foshnjes së ardhshme ti blini një të ri.

• Nëse nuk keni mundësi ti blini një krevat të ri, mund ti blini vetëm një dyshek dhe ta lini në tokë. Në këtë mënyrë, foshnja nuk ka mundësi që të lëndohet edhe nëse rrëzohet.

Sigurimi i krevatit të ri

“Krevat i madh” nuk do të thotë që fëmija juaj do të mund të shtrihet dhe të ngritet kur të dojë. Kjo përfshin pyetje të caktuara rreth sigurisë. Disa gjëra të rëndësishme për të cilat duhet patur kujdes janë:

• Para se të filloni montimin e krevatit, kontrolloni nëse në dhomën e fëmijëve nuk ka ndonjë rrezik të mundshëm. Mos mund të lidhet qafa e fëmijës me litarin e perdeve? Nëse fëmija mund të hap dritaren dhe të rrëzohet? A keni shkallë në shtëpi? Kontrolloni të gjitha rreziqet problematike potenciale të lidhura me sigurinë e fëmijës tuaj.

• Fëmija duhet ti ketë më së paku 9 vjeç para se ti lejoni përdorimin e krevatit me kate sepse ndonjëherë, në gjumë, mund të rrëzohen. Rrëzimi nga kati i sipërm i krevatit mund të shkaktojë lëndime serioze. Poashtu mund të ndodh, që fëmija i vogël, gjatë kohës kur nuk janë prindërit aty, të ngritet lart në katin e krevatit dhe automatikisht është i rrezikuar nga rrëzimi.

• Zvogëloni rrezikun nga lëndimet duke vendosur njërën anë të krevatit (më të gjatën) të mbështetur në mur. Bleni edhe mbrojtësen e cila vendoset në pjesën e pambrojtur të krevatit. Atëherë shpjegojini fëmijës që ajo e mbron nga rrëzimi nga krevati dhe lëreni ta provojë disa herë “lëvizjen” para fjetjes së parë në mënyrë që të sigurohet se nuk do të rrëzohet.

Ndryshimi i shpejtë është më i miri

Prindërit ndonjëherë vendosin e krevatin e madh në dhomë të fëmijëve por e lënë edhe atë të voglin për çdo rast. Ta dini që kjo nuk ka nevojë. Fëmija i cili frikësohet të fle në krevat do të insistojë që të kthehet në krevatin e mëparshëm. Më së miri është që ta bëni ndryshimin menjëherë. Ja se si:

• Lejoni fëmijën tuaj që të zgjedh vet mbulesat për krevatin e tij të ri.

• Përfshini fëmijën tuaj në montimin dhe vendosjen e krevatit.

• Bëjini me dije që jeni të emocionuara dhe krenare për të. Lavdërojeni që është rritur dhe ka bërë këtë “hap” të madh.

• Gjeni mënyrën që të shënoni këtë datë. Psh. mund të shkoni e tërë familja në kopësht zologjik apo të organizoni ndonjë drekë familjare.

• Shënoni “zhvendosjen” me rregullim të dhomës së fëmijës. Kjo nuk nënkupton ndonjë gjë të shtrenjtë, disa fotografi apo jastëkë të rinj, por pyetni edhe mendimin e fëmijës në lidhje me rregullimin e dhomës.

Problemet e zakonshme

Mund të ndodh, që fëmija të jetë i parrehatshëm në krevatin e tij të ri, gjatë natës së parë. Egzistojnë disa zgjidhje për këtë “problem”:

• Përmbajuni rutinës së zakonshme para gjumit.

• Lejoni fëmijën të mbajë në krevat gjvrat me të cilat ndihet i sigurtë, siç janë arushët pelush. Ndoshta do të dëshirojë të mbajë ndonjë gjë nga krevati i vjetër, si psh ndonjë batanije.

• Mos e humbni durimin apo mos u acaroni nëse fëmija juaj vazhdimisht ngritet nga krevati. Kthejeni në krevat, bëhuni të këndshme, përqafojeni, dhe i dëshironi natë të mirë duke i thënë që është koha për të fjetur. Jini të gatshme për ta përsëritur këtë disa netë me rradhë.

• Grindjet me fëmijën apo dënimet për shkak të mos qëndrimit në krevat vetëm do të rrisin pakënaqësinë e tij dhe do zgjasin periudhën e rëndë për të.

• Përkujtojini fëmijës që krevatin e vjetër e keni paketuar, nëse ai e kërkon mbrapa atë. Trimërojeni dhe lavdërojenni duke i shpjeguar që së shpejti do të kënaqet në rehatinë dhe ngrohtësinë e krevatit të tij të ri.

• Ndizeni një llampë të gjumit nëse fëmija frikësohet nga mjedisi i ri apo ndonjë gjë tjetër. Mund të ndihmojnë edhe lodrat.

• Mundohuni që të jeni të durueshme dhe kuptimplota nëse fëmija ju thërret natën. Keni parasysh që kjo periudhë turbulente do të kalojë së shpejti dhe do të arrini sukses vetëm me anë të qetësisë dhe dashurisë.

Gjërat që duhet mbajtur në mend

Shumica e fëmijëve, kalojnë nga krevati i fëmijëve në krevatin e madh, në moshën prej 2 gjer në 3 vjeç e gjysëm.

Duhet shmangur krevatet me kate për fëmijë më të vegjël se 9 vjeç, sepse janë të rrezikshëm për rrëzimet nga ato.

Disa fëmijë janë të parehatshëm gjatë netëve të para në krevat të madh, prandaj qëndroni të qetë, plot dashuri dhe plot mirëkuptim.

/komuniteti