E keni të njohur skenën e ndjekjes së fëmijës në shtrat? Së pari duhet ta lusni që ti vesh pigjamet, më pastaj ta vendosni në krevat, ta rehatoni, ti lexoni përrallën dhe ta puthni për natë të mirë, kur ja ku është ai përsëri në këmbë. Vendosja e fëmijës së moshës parashkollore në krevat mund të jetë sfidë për secilin prind. Megjithatë, edhe pse zgjidhje të thjeshtë nuk ka, egzistojnë strategjitë të cilat mund ti aplikoni dhe ta provoni fatin.
javë pas jave
Kur fëmija nuk do të fle në krevatin e tij
Disa nga arsyet përse fëmija juaj nuk dëshiron të fle në krevat:
• Ai duhet të ndalojë ato që bënte më parë. Nëse vogëlushi juaj para se të fle, bën lojra emocionuese dhe të lodhshme, vështirë që do të mund ta ndaloni dhe ta dërgoni për të fjetur. Mundohuni që fëmijëve para kohës së gjumit ti tërhiqni vëmendjen me aktivitete të qeta, në mënyrë që të bëhen më të qetë dhe më të relaksuar.
• Frikësohet të qëndrojë vetëm. Nëse kjo është arsyeja, në çfarëdo kohe që ta dërgoni për të fjetur, nuk do të jetë i lumtur. Mundohuni që ti leni ndonjë lampë të vockël drite apo muzikë të lehtë gjatë natës në dhomë. Shpesh fëmijët të cilët i frikësohen errësirës, nuk do të mund të qëndrojnë vetëm. Ata ndjehen më të sigurtë kur i leni derën e dhomës së gjumit hapur, në mënyrë që të ju dëgjojnë dhe të ju shohin gjatë kohës kur lëvizni.
• Fëmija ka pasur një ditë shumë emocionuese me plot ngjarje. Ndonjëherë është e pamundur të qetësoni fëmijën i cili ka patur një ditë emocionuese dhe këto emocione mund të zgjasin. Me ditë të tëra ju duhet të armatoseni me durim. Ofrojini larje apo lexim të librave të preferuar para shkuarjes në krevat apo luani ndonjë lojë më të qetë.
• Nuk egziston rutina e shkuarjes në krevat në kohë të caktuar. Nëse fëmija juaj nuk ka ndonjë rutinë dhe kohë të caktuar për të shkuar në krevat, ai në të vërtetë nuk është i vetëdijshëm kur është koha për të fjetur. Nëse caktoni rutinë të mbrëmjes për të fjetur, fëmija do ti ndjek ato hapa dhe do ta kuptojë që pas larjes së dhëmbëve, pason koha për leximin e librave në krevat. Më pas rehatimi dhe të fjeturit.
• Shkon shumë herët për të fjetur. Bëhuni realë, kur përcaktoni kohën për të shkuar në krevat. Sigurisht do të donit që të jetë në krevat që në orën 19.00, por nëse fëmija juaj kërcen nëpër krevat për çdo mbrëmje dhe nuk qetësohet për një orë, kjo tregon që duhet ti ndryshoni orarin e fjetjes për më vonë.
Çfarë të bëni nëse fëmija ju thërret nga dhoma rregullisht pasi që shkon për të flerë në krevat?
• Para së gjithash mundohuni që ta keni të caktuar qartazi rutinën e shkuarjes për të fjetur.
• Para se ta ndezni dritën, kontrolloni nëse fëmija i ka të gjitha që i duhen, dhe përkujtojeni atë që është koha për të fjetur.
• Kur të ju thërrasë fëmija për herë të parë, shkoni deri tek ai, dhe kontrolloni nëse i duhet diçka (ndoshta i duhet të shkojë në banjo apo dëshiron arushin pelush) apo vetëm kërkon vëmendjen tuaj. Kur ta kuptoni që i ka të gjitha që i duhen, dhe është mirë, i uroni natë të mirë dhe dilni nga dhoma.
• Pa marrë parasysh se sa ju thërret me zë të lartë dhe në mënyrë të vazhdueshme, mundohuni që të mos i përgjigjeni në thirrje, pasi që keni vërtetuar që ka nevojë vetëm për vëmendje. Nëse përgjigjeni duke shkuar tek vogëlushi, sa herë që ju therret, ajo lloj sjellje do të përsëritet çdo natë dhe kështu do ta shtyej kohën kur ai fle.
• Nëse parashkollori juaj, ndan dhomën me motrën apo vëllaun më të madh, mendoni rreth asaj që ti shtyeni kohën e fjetjes së vëllaut më të madh për më vonë apo vendoseni përkohësisht në dhomën tjetër të fjetjes përderisa fëmija më i vogël të kupton që krevati nënkupton të fjeturit. Dhe që ju jeni shumë serioze në këtë.
Çfarë nëse fëmija del nga dhoma përsëri, pasi që ka shkuar për të fjetur?
Ndonjëherë fëmijët krijojnë shprehi, që të ngriten përsëri dhe të dalin nga dhoma e tyre, pasi i kanë uruar të gjithëve natën e mirë. Është e rëndësishme ta bindni fëmijën, që të kthehet në krevat dhe të qëndrojë aty.
Në mënyrë që ta zgjidhni këtë situatë, është e nevojshme që ti jepni fëmijës mesazh të qartë, që ngritja nga krevati dhe dalja nga dhoma nuk funksionojnë, sepse në atë mënyrë nuk do ta ketë vëmendjen tuaj.
Në mënyrë që ta arrini këtë, ju propozojmë:
• menjëherë merrni fëmijën në duar dhe kthejeni përsëri në krevat
• mos hyni në debate apo biseda me fëmijën përveç asaj kur duhet ti kujtoni që është koha për të fjetur
• shmangni kontaktin me sy
• jini në përputhje
• qëndroni të qetë dhe të fokusuar në cak. Nëse zemëroheni apo i lejoni vetvetes të frustroheni me këtë, vetëm do ta përkeqsoni situatën.
Nëse i mbaheni kësaj rutine, fëmija do të fillojë të qëndrojë në dhomën e tij, pasi ta përqafoni dhe ti ndalni dritën. Është e saktë që ndoshta nuk do të qëndrojë në krevat, por përderisa qëndron në dhomë, mund të llogarisni që kjo është fitorja e juaj.