Edhe nëse keni një raft të tërë me filma vizatimor dhe gjithmonë jeni të gatshëm për të siguruar ndonjë të ri, fëmija juaj e dëshiron atë të vjetrin të cilin e di përmendësh? Poashtu e zgjedh gjithmonë të njejtën përrallë para gjumit, e cila tanimë për ju është bërë monotone. Përsëritja e përrallave është shumë e nevojshme për zhvillimin e fëmijës tuaj. Ja përse.
Rreth moshës 2 vjeç, fëmija zhvillon aftësi të domosdoshme për të kuptuar ngjarjet që i dëgjon apo sheh në TV. Fëmija në këtë moshë fillon të:
• Njeh vetveten dhe anetarët tjerë të familjes nëpër fotografi apo video xhirime: ashtu mund të përcjellë edhe personazhet në tregim dhe të identifikohet me ta. Fëmija e njeh ndjenjën e parë të identitetit.
• Përdorë sa më shumë fjalë, zhvillon aftësitë e tij intelektuale në mes të cilave edhe aftësitë e të shprehurit në mënyrë që të tjerët ta kuptojnë dhe në mënyrë që ai ti kuptojë gjërat sa më mirë.
• Zhvillon ndjenjën e rregullave: fëmija fillon të dallojë llojet e sjelljes. Kjo nënkupton që mund të ndjek ngjarjet e lidhura me shumë personazhe dhe fillon ti kuptojë arsyet e aksioneve të tyre.
• Bën kujdes në detale. Fëmija në mënyrë të kujdesshme përcjellë secilin detal të ngjarjes të cilën dëshiron ta kuptojë plotësisht.