Në mënyrë që të mbroni organizmin tuaj dhe ate të fëmijëve tuaj nga pasojat e temperaturave të ulëta dhe ajrit të ftohtë, keni kujdes në mënyrën e ushqyerjes. Ushqimi duhet të jetë më i fortë dhe më i plotë, ndërsa pijet e ngrohta nënkuptohen.
javë pas jave
Si të mbrohemi në temperaturat nën minus
Karbohidratet
Gjatë ditës kur temperatura është nën minusin “e trashë”, duhet të hani ushqim të pasur me karbohidrate, sepse ato gradualisht ndërtohen në trup, i japin trupit energji dhe e bëjnë atë që të shërohet më shpejtë. Për këtë ato duhet të jenë të pranishme në çdo ushqim. Karbohidratet gjenden në drithëra, patate, bishtaja, pemë, oriz, brumëra…etj.
Proteinat
E njejta mund të thuhet edhe për proteinat me prejardhje shtazore (mishi i bardhë dhe i kuq, peshku, prodhimet qumështore) dhe ato me prejardhje bimore (prodhimet e sojës, drithërave).
Mishi
Në mënyrë që muskujt tuaj të jenë më të fortë dhe më të përballueshëm, duhet të konsumoni mish për shkak të nivelit të larte të karnitinës. Mishi është burim i aminoacideve, të nevojshme për ndërtimin e imunoglobinës dhe qelizave të sistemit imunitar, dhe plotësohen me zinkun, mineralin e rëndësishëm për metabolizmin e qelizave (sidomos për zhvillimin e drejtë të qelizave të cilat ballafaqohen me viruset).
Lëngjet
E rëndësishme është që supa, çorba apo gjella e lëngshme të jenë çdo ditë mbi tryezën tuaj. Pini sa më shumë çajra, dhe mundohuni që kafenë ta zëvendësoni me çajin jeshil – i cili ka madje më shumë kafeinë por ka rol antioksiduesi.
Reagoni shpejtë
- Si ushqim i shpejtë energjik, në çfarëdo kohe gjatë ditës, kur ndjeni plogështi për shkak të ftohtit, hani banane dhe çokolatë.
- Nga pemët, hani molla dhe mandarina, sepse ato janë të pranishme në çdo kohë. Në mandarinë ka madje dhe 100 mg vitamina C.
- Lakra e papërpunuar poashtu është e pasur me këtë vitaminë, prandaj konsumojeni në baza ditore.
- Nëse gjatë periudhës së verës këshillohet që sa më pak të përdorim mëlmesa në ushqim, për periudhën e dimrit rekomandohet e kundërta. Konsumoni sa më shumë mëlmesa (speca pikantë, rrikë…) sepse përshpejtojnë mikroqarkullimin dhe na ngrohin.
- Dhe në fund mos e harroni hudhrën dhe mjaltën, sepse janë “eliminuesit” e shkëlqyer të bakterieve dhe virusëve./bebaime.com/