Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Djersitja tek foshnjat

Nëse ju keni shumë të nxehtë, me siguri që edhe foshnja juaj do ta ketë

Disa foshnja djersitin më shumë gjatë pjesës më të thellë të ciklit të gjumit, gjatë natës. Për shkak se foshnjat shpenzojnë më shumë kohë në këtë fazë të thellë të gjumit, ato kanë më shumë gjasa për t`u djersitur gjatë natës se sa të rriturit, ose se sa fëmijët më të mëdhenj në moshë.

Përderisa djersitja është shumë e zakonshme, djersitja e tepërt do të mund të thotë se diçka nuk është në rregull. Djersitja e tepërt mund të jetë një shenjë e sëmundjeve të lindura të zemrës, për shembull, si dhe infeksioneve të ndryshme dhe Apnea-s së gjumit. (Sepse foshnja mundohet me aq shumë vështirësi gjatë frymëmarrjes, ai/ajo zgjohet i djersitur).

Mbinxehja është një faktor rreziku për sindromin e vdekjes së papritur të miturve (SIDS - sudden infant death syndrome). Dhoma ku fle foshnja juaj duhet të jetë e ngrohtë – rreth 16 deri më 21 gradë Celsius – dhe jo e nxehtë.

Veshni foshnjen tuaj në disa shtresa veshjesh, në mënyrë që të jetë komforte gjatë fjetjes edhe pa e mbuluar.

Dhe mbani në mend rregullën, nëse ju keni shumë të nxehtë, me siguri që edhe foshnja juaj do ta ketë.

Nëse e mbani shtëpinë tuaj të freskët, dhe foshnja juaj pavarësisht se e keni veshur hollë, prapë djersitet, atëherë është koha ta vizitoni mjekun për t`u konsultuar.

severxhan (12 vite më parë)
i nderuar pediater pa mar parasysh se a esht nxet apo ftohet femiu im 2 vjeq djersitet kam provuar ne shum varianta edhe e veshur edhe e zhveshut nuk ka rezultat edhe kur esht duke fjetur edhe e zguar ajo djersitet jam konsultuar edhe me mjekun am me ka then se ashtu esht femiju normal esht por me sa lexova un ketu nuk me duket normal ndonjeher behem merak se un nuk do djersitem ne ate moment se nuk esht aq nxet ajo po nuk di qfar te them po shum gjera kam provu poe edhe kete deshta ta them se aq shum shum qe djersitet nuk ka pasur probleme shendetsore ka qen femi solid me imunitet te fort per veq ndonjher fyti apo ndonji ftohje e rall nuk kam pasur probleme tjera un them se me shum kujdes jam ndaj djersitjes se saj ndoshta edhe ajo me ka ndihmuar kur flen ndoshta edhe 10 her do ja ndroj rrobat vetem mos te jet e lagur.floket gjdoher ja mbaj te shkurta ose duhet te ja thaj me fen naten ose diten pamar parasysh.po ky lexim me frikesoj shum athua un qfar te bej ne kete rast.u falemderit

/komuniteti