Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Shtëpia sipas fëmijës

Pas muajit të gjashtë, tërë shtëpinë është e nevojshme t`ia përshtatni nevojave të fëmijës tuaj. Dhoma e vogël tanimë nuk i mjafton, ai dëshiron të lëvizë në secilin cep dhe të prek çdo gjë. Do të vëreni që është i ekspozuar ndaj gjërave që paraqesin më shumë rrezik për të.

Juve nuk ju mbetet asgjë përveç se ta shndërroni banesën tuaj në shtëpi të sigurtë.

Ja se di, nga hapësira në hapësirë.

Kuzhina

Nëna është shumë shpesh në kuzhinë dhe për këtë kjo hapësirë paraqet magnet të vërtetë për foshnjen e cila zvarritet. Mos harroni që kuzhina është pikërisht vendi më i rrezikshëm në shtëpi dhe që të jeni të sigurta duhet të filloni menjëherë me sigurimin e pjesëve të saj.

Për ta bërë më të relaksuar, bëni një plan të ri dhe të gjitha tenxheret, enët, plastikat dhe kapakët e sigurtë, vendosini në vende të ulëta. Për të shmangur rrezikun nga thikat e mprehta, vendosni paisje për bllokimin e fiokave.

Por, para së gjithash keni kujdes përderisa zieni:

• Lëvizni tenxheren me përmbajtje të valë në pllakën më ë largët.

• Bishtin e fëlteres gjithmonë mbajeni të kthyer nga mbrenda, në mënyrë që të mos ketë mundësi fëmija ta kap dhe ti kthehet mbi.

Shmangni lëvizjet e fëmijës rreth jush, në momentin kur e përdorni pllakën, vendosni enët në makinë apo përdorni ndonjë paisje të vogël shtëpiake.

• Mos bartni ndonjë filxhan me kafe apo ndonjë lëng të ngrohtë, gjatë kohës që mbani fëmijën në krahë dhe mos i leni afër kontaktin me enën me lëngun e ngrohtë.

• Do të ishte shumë e mirë që ta mbroni shporetin me një kapak të përshtatshëm.

Trepezaria

Keni kujdes në vendosjen e trepezarisë: fëmijët, sidomos kur zvarriten apo ecin të pasigurtë, mund të kapen për tavolinë për të mos u rrëzuar. Efekti mund të bëhet tragjik.

Për shkaqe sigurie, vendosni trepezarinë në moment të fundit, ndërsa pjatat vendosni sa më larg qosheve.

Një nga zgjidhjet është të përdorni tavolinë të llojit amerikanë, i cili duket si spesor për pjatën dhe vendoset veçanërisht për secilin person.

Dhoma e ndenjës

Asnjëherë mos e leni hekurin e hekurosjes në dërrasën adekuate të tij, sepse fëmija mund të rrezikohet nga lëndimi apo djegja. Përderisa fëmija juaj është i vogël, mbani larg kontaktin me dekoret (psh. vazot e qelqit) si dhe të gjitha gjërat tjera, nga të cilat mund të lëndohet. Nëse keni mobilje me cepa të rrezikshëm (sidomos ato të qelqit) përdorni mbrojtëse nga goma. Keni kujdes edhe në këto gjëra:

Bimët në shtëpi janë sfidë për eksploruesin e vogël. Renditini në mënyrë që nuk mund ti bien mbi, dhe sidomos shmangni bimët e helmueshme sepse fëmija mund ti këpusë gjethin dhe ta fus në gojë. Më të rrezikshmet janë: filadendrona, lulebora, azalea, dredhka.

Çibritët, çakmakët, duhani dhe taketuket nuk duhet ti leni përreth: fëmijët mund ti fusin në gojë ndërsa kokat sumpore të çibritit dhe nikotina janë posaçërisht të rrezikshme.

Shishet me pije alkoholike duhet të mbahen në dollape të mbyllura. Vetëm disa gllënjka konjaku apo ndonjë pije tjetër alkoholike, mund të kenë pasoja serioze tek fëmija.

TV dhe stereo paraqet lodër tërheqëse dhe fëmija dëshiron të luaj me ato “siç e bëjnë të rriturit”: mbrojini nga ato, duke i vendosur në ndonjë nënshtresë më stabile.

Fiokat dhe dollapet mbyllini me litarë të posaçëm që gjenden në treg, në mënyrë që të mos i lëndojnë gishtat gjatë hapjes apo mbylljes së tyre.

Banjo

Mbajini në vende të larta paisjet për pastrim, për shkëlqim, detergjentët dhe helmet tjera potenciale.

Kur është fjala për fatkeqsitë shtëpiake, banjoja mban vendin e dytë në shtëpi për nga numri i fatkeqsive, menjëherë pas kuzhinës. Është e rëndësishme që të mos e leni asnjëherë vaskën e mbushur me ujë: në një moment pakujdesie, fëmija mund të bie mbrenda në të. Rregulloni bojlerin që të mos e ngroh ujin mbi 60 shkallë, sepse fëmijët shumë shpejt mësohen të luajnë me dorëza të ujit, dhe në këtë mënyrë do të shmangni djegjen me ujë të ngrohtë.

Ilaçet, gërshërët, brisqet e rojes dhe alkoholi duhet gjithmonë të mbahen në dollap të kyçura.

Kozmetika dhe shishet e parfumeve janë toksike potencialisht. Prandaj duhet të mbahen në vende të sigurta.

Ballkon, dritare, shkallë

Këto zona është e nevojshme ti kontrolloni dhe ti adaptoni, nëse kushtet janë të tilla që paraqesin rrezik.

Ballkoni. Nëse gardhi është shumë i ulët apo hapësira në mes të barierave është shumë e hapur, duhet ti vishni me një rrjetë të dendur dhe shumë të fortë. Mos harroni që fëmija, në raport me të rriturit, ka më të madhe kokën se trupin: nëse fut kokën në mes tyre, vetëm pesha e kokës mund ta tërheq poshtë me shumë lehtësi.

Dritarja. Nëse egziston dërrasa e dritares të cilës mund ti qaset me lehtësi, do të ju duhet ti mbroni nga dritaret sikurse nga ballkoni. Mund të jenë të dobishme, ti vendosni litar të sigurisë të cilët parandalojnë hapjen e dritares mbi 15-20 cm. Mbani në mend, mbani sa më larg mobiljet apo gjërat e ngjashme, të cilat i mundësojnë fëmijëve ngjitje më të lehtë në dritare, por edhe mos harroni që shumë shpejt ai do të jetë në gjendje ti arrijë vendet e dëshiruara edhe pa ndihmën e gjërave.

Dera prej qelqi. Ato duhet mbrojtur nga pjesa e mbrendshme, me shtresë plastike apo rrjetë të hollë transparente ngjitëse, e cila në rast të thyerjes së qelqit parandalon rrënien e rrezikshme të qelqit në të tëra anët.

Shkalla. Fëmija në asnjë mënyrë nuk duhet ti ngjes shkallët i vetëm. Parandalojeni atë, duke vendosur një lloj “gardhi” i cili ka rolin e barierës.

Në rast se keni kafshë shtëpiake

Kafshët përgjithësisht i pranojnë “të vegjëlit e posa ardhur të njeriut” dhe i respektojnë, sidomos kur është fjala për qen apo mace, të cilët janë mësuar të jetojnë me ju. Por, kurrë nuk duhet ti besoni atyre plotësisht. Më mirë, asnjëherë mos leni fëmijën të zvarritet nëpër dhomë pa mbikqyrjen tuaj.

Por, për çdo rast, kur fëmija fillon të kuptojë, për siguri të tij, do të ishte mirë ti mësoni atij disa gjëra:

• asnjëherë nuk duhet të tërheq macen apo qenin për bishti apo veshi, në mënyrë që kafsha mos të kafshojë apo grithë fëmijën nga dhembja që ndjen.

• asnjëherë të mos e prek kafshën përderisa ajo ha

• asnjëherë të mos e shqetësojë kafshën përderisa pushon apo të mos e shtyej të luaj pa dëshirë.

• që të mos afrohet apo të prek qenin e panjohur

• që duhet të largohet në momentin kur qeni lëshon veshët apo dridh qimen: mund ta kafshojë.

/komuniteti