Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Vizitorët e të posalindurit

I thuani miqve të ju telefonojnë para se të ju vizitojnë

Nuk ka ngjarje më të madhe se sa lindja që të prisni vizitorë të shumtë. Të bëheni me foshnje, është moment për festim dhe të gjithë do të duan të ju urojnë dhe do të duan të takojnë anëtarin më të ri të familjes tuaj.

Por shtëpia e mbushur me mysafirë nuk është edhe aq e dëshiruar nga një nikoqire, veçanërisht nëse jeni të lodhur, duke u shëruar nga lindja, apo ndoshta do të dëshironi të keni qetësi të merreni me të dashurin tuaj të vogël.

Është ide e mirë të mendoni se si do ti menaxhoni admiruesit para se të arrijë ylli juaj në shtëpi.

Bëni një plan

Bëni një plan me partnerin tuaj para se të lindni:

• Kush do të ju vizitojë në javët e para?

• Kush mund të ju vizitojë pas familjarëve dhe miqve tuaj?

• Kur dëshironi të ju vizitojnë dhe sa gjatë?

• A do ti mirëpritni mysafirët edhe në spital?

• A dëshironi që nëna juaj të qëndrojë me ju në shtëpi pasi të ktheheni nga lindja, apo pas pushimit të partnerit tuaj apo asnjërën nga këto?

Ju vendosni

Kjo nuk është kohë për tu brengosur se mos e ofendoni dikë – mvaret nga ju nëse mirëpritni dikë të ju vizitojë ditët e para apo jo. Nëse vendosni që të bëni një “ muaj mjalti me foshnjen tuaj” atëherë lajmëroni familjarët dhe miqtë paraprakisht, që të mësohen me idenë tuaj.

Në anën tjetër, ju do të ndjeheni aq të emocionuar që më në fund e keni foshnjen në duart tuaja, dhe do të dëshironi që të gjithë ta shohin atë menjëherë.

Si do që të vendosni, ta prezentoni gëzimin tuaj tek të tjerët apo jo, më e rëndësishmja është që vizitorët janë nën rregullat tuaja. Do të keni kohë sa të doni për vizitorët në muajt në vijim.

Këshilla si të menaxhoni vizitorët e të posalindurit

• Thuani miqve të ju telefonojnë së pari apo le të presin ti ftoni.

• Pyetni nëse mund të ju ndihmojnë, duke shërbyer me kafe, duke pastruar, apo edhe duke futur teshat në makinë për ti larë.

• Mos u brengosni për tu veshur bukur apo për tu ngritur nga shtrati – nëse jeni duke u shëruar.

• Mos ndjeni obligim të merrni foshnjen gjithandej nëse nuk ndjeheni komfort ta bëni këtë.

• Përfitoni nga vizitorët që t`ju mbajnë foshnjen përderisa ju mund të pushoni pak.

• Mos pastroni për vizitorët.

• I thuani miqve paraprakisht nëse preferoni ëmbëlsira, lule apo gjëra të tjera si dhuratë.

• Pregatitni ëmbëlsira apo biskota në shtëpi për vizitorët para se të lindni.

/komuniteti