Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Gjakderdhja gjatë shtatzënisë 2

Gjakderdhja gjatë shtatëzanisë nuk është shenjë e shtatëzanisë së shëndoshë. Gjatë 6 muajve të parë të shtatëzanisë, gjakderdhja nuk do të thotë që mund të jetë e rrezikshme, siç mund të jetë në 6 muajt e fundit të shtatëzanisë.

Nëse vëreni madje një pikë gjaku do të duhej të vendosni një vatë për të kuptuar sasinë e gjakderdhjes. Nëse gjakderdhja është shqetësuese, atëherë menjëherë konsultohuni me mjekun tuaj.

Gjakderdhja gjatë 6 muajve të parë të shtatëzanisë

Gjakderdhja në periudhën e hershme të shtatëzanisë mund të shpie në abort, megjithëse mund të jenë edhe gjërat tjera. Disa gra kanë shtatëzani normale edhe kur kanë disa pika gjaku. Në raste të abortit, gjakderdhja rritet me dhembje në pjesën e poshtme të barkut duke kaluar nga vagina.

Nganjëherë shtatëzania jashtë mitrës mund të jetë shkak i gjakderdhjes vaginale. Tek shtatëzanitë jashtë mitrës, një ndër simptomet është dhembja e ashpër në bark.

Shtatëzania molare nganjëherë mund të jetë shkak i gjakderdhjes vaginale në periudhën e hershme të shtatëzanisë. Tek shtatëzania molare nuk dëgjohen të rrahurat e zemrës së foshnjes.

Gjakderdhja gjatë 6 muajve të fundit të shtatëzanisë

Gjakderdhjet e vogla mund të kenë pasoja më vonë në qafën e mitrës apo të shpiejnë në ndezjen e qafës së mitrës.

Megjithëse, do të duhej menjëherë të konsultoheni me mjekun, sepse gjakderdhja gjatë tremujorit të dytë dhe të tretë të shtatëzanisë mund të paraqet kërcënim për shëndetin e nënës dhe foshnjes.

Placenta mund të ndahet nga muri mitrës duke shkaktuar kështu abrucion të placentes. Kjo nuk është një paraqitje e zakonshme, por mund të ndodh në 12 javët e fundit të shtatëzanisë.

Placenta previa mund të jetë shkaku tjetër i gjakderdhjes vaginale. Kjo ndodh kur placenta ndodhet shumë ulet nga mitra. Kjo është një gjendje shumë e shpeshtë tek gratë.

Gjakderdhja gjatë tremujorit të fundit të shtatëzanisë mund të jetë shenjë e lindjes. Kur foshnja të jetë e zhvilluar plotësisht, mund të fillojë të rrjedh sekreti vaginal. Ndoshta do të filloni ti ndjeni kontraktimet e mitrës pasi që të rrjedh sekreti.

Ganimete (13 vite më parë)
Jam ne muajin e 6 te shtatzanise, kam pasur gjakderdhje dhe jam shume e trishtuar kam qene te mjeku kam marre barna tash po i marre rregullisht ama e kam at tremen se mund t`me paraqes rrezik ajo gjakderdhje, apo eshte normale kjo, ju lutem nje keshille, ju faleminderit shume.

/komuniteti