Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

6 thashetheme për të zgjedhur gjininë e bebit

Nëse çiftet do të mund të zgjedhnin gjininë e fëmijës, atëherë shumica do të preferonin të kenë djalë, kjo sipas anketës së kryer së fundmi nga organizata Gallup.

Ka shumë biseda rreth balansimit të gjinisë në familje dhe është shumë e qartë dëshira për një gjini specifike tek prindërit të cilët presin fëmijën e tyre të dytë apo të tretë.

Egzistojnë shumë thashetheme të cilat i ndajnë nënat mes vete, që nga ushqimi i llojit të caktuar, të paturit e pozicioneve të ndryshme seksuale, gjer tek vizita në klinika fertiliteti.

Shumë nëna pohojnë që nuk ka asgjë të dëmshme të provosh!

1. Kalendari i ovulimit dhe koha për seks

Gjeni se kur keni të ngjarë të ovuloni - dhe për të rritur shanset tuaja të konceptimit.

Ju jeni më fertile, dy – tre ditë para se të ovuloni gjatë ditës së ovulacionit. Nëse e dini se kur do të ovuloni, ju mund të keni seks në përputhje me rrethanat dhe mund të rrisni mundësitë për të mbetur shtatzënë (apo të parandaloni shtatzënësinë, mvarësisht se çfarë po dëshironi të bëni).

Dëshironi që këtë ta bëjë bebaime.com për ju? Provoni Kalkulatorin e Ovulimit. Kalkulatori i Ovulimit do të ju tregojë se kur keni të ngjarë të ovuloni dhe kur do të jetë data e caktuar nëse konceptoni.

Le të themi që cikli juaj menstrual është 28 ditë në muaj, 21 ditë në muajin pas, dhe 32 ditë në muajin e ardhshëm. Mbani një shënim të cikleve tuaja menstruale për disa muaj. Pastaj hiqni 17 nga cikli juaj më i shkurtër dhe 11 nga cikli juaj më i gjatë. Ditët në mes të këtyre të dy datave, janë me gjasë ditët tuaja fertile. Nëse ciklet tuaja menstruale janë të çrregullta dhe janë 35 ditë larg apo më gjatë, ju duhet të kontaktoni specialistin e fertilitetit për të kontrolluar shkaqet e ciklit të çrregullt.

2. Kalendari kinez i përcaktimit të gjinisë

Shermin L. e cila tashmë ka një djalë, po planifikon që shtatzëninë e rradhës të ketë vajzë dhe është duke kalkuluar datën e kërkuar për të konceptuar me kalendarin kinez të përcaktimit të gjinisë, për të cilin ka dëgjuar, që është mjaft efektiv për të seleksionuar preferencën e gjinisë së bebit.

Përderisa këta kalkulatorë thuhet se janë “vetëm për argëtim”, ata kanë funksionuar në disa nga nënat.

3. Për djem: banana, tranguj… dhe mëngjes

Nënat me perspektivë që dëshirojnë djem duhet të hanë fruta dhe perime të gjata siç janë bananet dhe trangujt, thotë Yoon F dhe Melany V. dhe poashtu insistojnë që të mos kaloni shujtën më të rëndësishme kyçe: “Mëngjesin”.

4. Për vajza: më shumë kalcium, më pak kripë

Koni D. dëshironte që pas dy djemsh të kishte një vajzë. Kur ajo po provonte të konceptonte, asaj iu sugjerua të përdorë më pak kripë, në mënyrë që të rris mundësitë e saj, dhe kjo funksionoi. “Unë përdora suplemente kalciumi dhe magnezi dhe provova të zvogëloj konsumimin e kripës (këto sugjerohen për të konceptuar gjininë vajzë).”

5. Për vajza: spermë e freskët

Nëse që të dy dëshironi vajzë, përfshini edhe partnerin tuaj në planifikim. Ema M. e cila kishte tre djem, përfundimisht lindi një vajzë duke përdorur teknikën e cila sugjeron marrëdhënie seksuale frekuentive në mëngjes me pozitën e mashkullit mbi femrën. Ajo shton se, “sperma e mashkullit duhet të jetë e freskët, të vishet me brekë të gjëra si dhe të bëjë një dush të ngrohtë”.

6. Për djem: Përjetoni orgazëm

"Gratë duhet të përjetojnë orgazëm kur provojnë të mbesin shtatzënë mbi gjininë djalë, dhe preferohet po e njëjta edhe për partnerin e tyre”, këshillon Agnesa V.

Nëse të gjitha këto dështojnë, provoni një klinikë fertiliteti

E vetmja mënyrë për të seleksionuar gjininë e dëshiruar është një klinikë fertiliteti. Egzistojnë klinika fertiliteti të cilat bëjnë ndarjen e spermës femërore dhe asaj mashkullore. Kjo është e vetmja mënyrë, as tabletat, as numërimi i ditëve e as pozita gjatë marrëdhënieve seksuale.

Kjo procedurë është e kushtueshme. Në mënyrë bazike, bëhet ndarja e kromozomeve X dhe Y dhe ju do kaloni përmes inseminit artificial për të zgjedhur gjininë e dëshiruar. Megjithatë, nuk garantohet nëse ju do mbeteni shtatzënë, dhe nëse këtu dështoni kjo nënkupton që duhet të provoni përsëri… dhe natyrisht kjo kushton!/bebaime.com/

Sara3 (4 vite më parë)
Pershendetje I kam tre vajza( faleminderit zotit te shendosha) dhe do te doja ta mbese shtatezene edhe nje here qe ta kem nje djale. A ka ndonje mjek te mire per caktim te gjinise? Ju faleminderit kushdo qe pergjigjet!
Feride (10 vite më parë)
Ikam dy vajza tash jam shtatzan ne muajin e 5 jom mua me dul ashtu siq thot kalendari mjeket me kan than se djal e kom
Feride (10 vite më parë)
Ikam dy vajza tash jam shtatzan ne muajin e 5 jom mua me dul ashtu siq thot kalendari mjeket me kan than se djal e kom
Jesi Jesi (11 vite më parë)
Shpresa nese te ka dale testi pozitiv dhe shenja ke, pse duhet te dyshosh ? Tani besoj qe mund ta shohesh dhe ne eko. Uroj shtatezani te mbare dhe nje vellacko per princeshen e vogel!
Etna Etna (11 vite më parë)
Para 12 jave sdi a shihet dr. Agron krasniqi eshte me i mir ne kosove per percaktimin e gjinis
shpresaaa (11 vite më parë)
pershendetje jam nen kam nje vajz dy vjeqe ciklin menstrual normal e kom pas qdo 28 dit po 5 muj nuk kam patur mardhenie seksuale me burrin tim sepse ka qen jasht shteti por 5 muj ciklin e kom pas qdo 21 dit me 30 prill i kom pas se fundi her me qe nga dy maji jem ne kontakt me burrin kemi planifiku shtatzanine por me 23 maj e kom pas kohen per ciklin menstrual me 25 maj kam ber nje test edhe mka dal pozitiv kam mundime me vjen te vjell por nuk mundem kam disa shenja se jam shtatzen por jam me dyshime tash nje muaj eshte ber a ka mundesi te jem shtatzen sipas ketyrte shenjave qe ju tregova ju lutem mundesisht me ktheni nje pergjigjie faliminderit per mirkuptim.
Albana.hr@hotmail.com (12 vite më parë)
Jam shtatzane 7 jave dhe a mund te dije sa jave percaktohet gjinia e bebit dhe ku eshte me se miri te behet?

/komuniteti