Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

A ndikon aborti mëparshëm rreth mbetjes shtatzënë?

A mund të ndikojë aborti që kam patur më parë (apo më shumë se një abort) në mundësitë e mia për të mbetur shtatzënë? Ndoshta jo.

Megjithatë, në raste të rralla, dilatimet multiple dhe kyretazhet (pastrami i mitrës i njohur poashtu si D&C) mund të shkaktojë dhëmbëza në krye të qafës së mitrës apo mbrenda mitrës.

Procedura e quajtur histeroskopi (kur një kamerë e vogël vendoset përmes qafës së mitrës tuaj në zgavrën e mitrës) mund të përdoret për të kontrolluar problemin dhe zakonisht mund të riparojë çështjen e dhëmbëzave njëkohësisht.

Por edhe nëse ky nuk është rasti i juaj, ju duhet të dini që çfarëdo procedure që dilaton qafën e mitrës (një hap i domosdoshëm gjatë shumicës së aborteve) mund ta dobësojë atë.

Pra nëse ju keni patur më shumë se një abort dhe keni mbetur shtatzënë më vonë, ju duhet të dini që ju mund të keni një qafë të paaftë – një qafë të mitrës që dilaton para kohe.

Kjo ndonjëherë mund të trajtohet me një syth duke e mbajtur qafën e mitrës të mbyllur, dhe quhet cerkllazhë.

Ana e mirë e kësaj është që, me që ju keni mbetur shtatzënë kjo tregon që ju ovuloni dhe tubat tuaja fallopiane janë të hapura./bebaime.com/

kumrie musa (11 vite më parë)
qe tre muaj kam pas abort a mundem me pervu a jes shtazan kam deshir me mbet shtazan a asht diqak rrezik apo jes fill me pervu tash mestracionet ikam me rregull gjdo 28 dit ju lutem ma ktheni pergjigjen sa me shpejt ju pershendes shum

/komuniteti