Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Fakte fertiliteti

Ka shumë mënyra për të mbrojtur fertilitetin tuaj dhe kur përpiqeni të mbeteni shtatzënë, të jetuarit e shëndetshëm dhe reduktimi i stresit janë shumë të rëndësishëm.

Eksperti i fertilitetit William Ledger, profesor i obstetrikës dhe gjinekologjisë, në Universitetin e Shefilldit, na dha këshillat e mëposhtme mbi mbrojtjen e fertilitetit dhe rritjen e mundësive për të konceptuar.

Mosha dhe fertiliteti

Kur bëhet fjalë për fertilitetin, mosha është e rëndësishme. Shumë njerëz, në ditët e sotme presin që në moshë më të vonshme të bëhen me fëmijë por fertiliteti juaj bie me kalimin e kohës dhe duhet ta keni këtë parasysh nëse planifikoni të bëheni më vonë me fëmijë.

Të dy palët, femrat dhe meshkujt kulmin e fertilitetit e arrijnë në të 20tat e tyre (që me gjasë, ka të bëjë me konceptimin nga marrëdhëniet seksuale të pambrojtura).

Tek femrat, fertiliteti bie më shpejtë me moshë. Kjo rrënie bëhet rapide pas moshës 35 vjeç. Një sërë faktorësh e shkaktojnë këtë, veçanërisht rënia e cilësisë së vezëve që lirohen nga vezoret.

Rreth 1/3 e çifteve, ku femra është mbi moshën 35 vjec kanë probleme me fertilitetin. Kjo rritet në 2/3, kur femra është mbi moshën 40 vjeç.

Gratë mbi moshën 35 vjeç kanë më pak gjasa të mbesin shtatzënë me ndihmën e trajtimeve të fertilitetit duke përfshirë IVF, dhe ka më shumë gjasa të kenë abort spontan nëse mbesin shtatzënë.

Fertiliteti i meshkujve bie gradualisht rreth të 40tave, por shumë meshkuj janë në gjendje të bëhen etër edhe në të 50tat e tyre e më lartë.

Shëndeti i mirë fertil

Faktorë të tjerë ndikojnë në fertilitet. Por këto janë nën kontrollin tonë.

Shmangni SST-të

Infeksionet e transmetueshme seksualisht siç janë klamidia dhe gonorea mund të dëmtojnë tubat fallopiane të gruas, rezultat i së cilës mund të jetë vështirësia për të mbetur shtatzënë. Nëse mendoni që mund të jeni infektuar me SST, duhet të kërkoni ndihmën e ekspertëve mjekësore.

Mos pini duhan

“Gratë që pijnë rreth 20 cigare në ditë, e përjetojnë menopauzën mesatarisht dy vite më herët,” thotë profesor Ledger. Meshkujt që pijnë duhan, janë në rrezik të dëmtojnë spermën e tyre.

Mbani peshë të shëndetshme trupore

Të qenurit mbipeshë apo nënpeshë mund të zvogëlojë mundësitë e konceptimit. Një shkaktar i infertilitetit është sindromi i vezorëve policistikë (SVP), ku bëhet më i rëndë nëse jeni mbipeshë apo obezë.

Pini me arsye

Gratë të cilat rregullisht i kalojnë limitet e rekomanduara të konsumimit të alkoholit, mund të shkaktojnë dëme në fertilitetin e tyre. Meshkujt të cilët veprojnë në mënyrë të tillë, mund të dëmtojnë spermën e tyre.

Mbani freskët testikujt tuaj

Testikujt duhet të jenë për një-dy gradë më të freskët se sa pjesa tjetër e trupit tuaj. Të mbrendshmet e ngushta, dushi i ngrohtë dhe vaskat me ujë të ngrohtë, mund ta ngrisin temperaturën e testikujve tuaj.

Shmangni radiacionin dhe kemikalet e rrezikshme

Ekspozimi ndaj radiacionit dhe kemikaleve siç është glikol esteri, i gjetur në disa pantallona, mund të dëmtojë fertilitetin.

/komuniteti