Hulumtimet dhe studimet kanë treguar që nëse keni marrëdhënje seksuale së paku dy herë në javë, mundësitë janë më të vogla për të pësuar infarkt. Sipas një studimi jo shumë të vonë, i cili kishte të bënte në përgjithësi me meshkujt, 50 % më të vogla janë mundësitë nga sulmi i zemrës, se sa tek personat të cilët kanë marrëdhënje seksuale një herë në muaj.
javë pas jave
Përse është seksi i mirë për shëndetin
1. Zvogëlon rrezikun nga paraqitja e sëmundjeve kardiovaskulare

2. Shëron kokëdhembjen dhe migrenën
Marrëdhënjet seksuale përmirësojnë qarkullimin e gjakut, zgjerojnë enët e gjakut në kokë dhe tru, për këtë zvogëlohet kokëdhembja dhe lidhja. Poashtu, gratë të cilat vuajnë nga migrena, pas seksit ndihen më mirë, sepse dhembjet zhduken.
3. Forcon imunitetin
Hulumtimet kanë treguar që marrëdhënja seksuale inkurajon prodhimin e imunoglobinës A, mbrojtësit të parë të sistemit imunitar i cili mbron nga të ftohtit dhe gripi. Prandaj, nëse keni marrëdhënje seksuale së paku dy herë në javë, mundësitë për tu sëmurë janë më të vogla.
4. Liron nga stresi
Marrëdhënja seksuale zvogëlon shtypjen dhe liron nga stresi dhe lodhja. Sipas disa hulumtimeve është vërtetuar që personat të cilët një natë para një situate të caktuar stresi (ndonjë ngjarje e rëndësishme, takimi zyrtar…) kanë patur marrëdhënje seksuale, kanë qenë më të suksesshëm dhe më të relaksuar se sa personat të cilët kanë abstenuar.
Poashtu, personat që janë të kënaqur me jetën e tyre seksuale, nuk janë depresivë, ankthiozë, agresivë apo të disponuar armiqësisht.
5. Djeg kaloritë
Shkencëtarët pohojnë që seksi është një ndër mënyrat më të mira të ushtrimeve, sepse është i dobishëm si për shëndetin fizik, poashtu edhe për atë psiqik.
Tridhjetë minuta seks djegin nga 85 gjer në 150 kalori, prandaj marrëdhënjet e rregullta janë mënyrë shumë e mirë për të qëndruar në formë.
6. Ndikon pozitivisht në vetbesim
Seksi bën që të ndiheni mirë dhe ndikon pozitivisht në vetbesim. Poashtu, marrëdhënja e butë e dashurisë, gjatë të cilës gratë sekretojnë estrogjen, rezulton me lëkurë më të bukur, më të butë dhe më të shkëlqyer, që ndikon poashtu në vetbesim.
7. Forcon organet gjenitale
Aktiviteti seksual përmirëson qarkullimin e gjakut të organeve gjenitale të femrës dhe mashkullit. Poashtu, muskujt e vaginës tek femrat, gjatë marrëdhënjes shtrihen dhe mblidhen, me këtë nënkuptohet që forcohen, prandaj kjo zvogëlon rrezikun nga jovetpërmbajtja më vonë gjatë jetës.
8. Zvogëlon rrezikun nga kanceri i prostatës
Sipas disa studimeve, marrëdhënjet e rregullta seksuale mund të parandalojnë kancerin e prostatës. Meshkujt të cilët në moshën njëzet vjeçare kanë marrëdhënje minimum pesë herë në javë, zvogëlojnë rrezikun nga paraqitja e kancerit të prostatës për trefish. Poashtu, kjo vlen edhe për meshkujt më të moshuar.
9. Rregullon ciklin menstrual
Marrëdhënjet e rregullta seksuale i lehtësojnë dhembjet menstruale.
Hulumtimet kanë treguar që gratë të cilat kanë marrëdhënje seksuale së paku një herë në javë kanë cikël të rregullt menstrual. Përveç kësaj, është treguar që edhe seksi i rregullt lehtëson dhembjet menstruale, sepse tkurrja e mitrës gjatë orgazmës zvogëlon tendosjen e muskujve.
10. Garanton gjumë të mirë
Shkencëtarët pohojnë që seksi i mirë para gjumit garanton gjumë të mirë, më saktësisht për këtë është meritor hormoni oksidocin, i cili lirohet gjatë orgazmës, prandaj menjëherë pas kësaj ndjehet gjumësia. Megjithatë, seksi i keq dhe seksi me dhunë, pa orgazëm, rrit traumën dhe shkakton pagjumësinë.