Në qoftë se jeni duke u përpjekur për të nisur një fëmijë, por pa sukses, duke bërë disa ndryshime të vogla në mënyrën e jetesës tuaj mund t’i shtoni shanset për një kontraceptim dhe të siguroni një shtatzëni të shëndetshme. Sidoqoftë janë disa faktorë që ju nuk mund t’i ndryshoni si puna e moshës, probleme ovulimi, probleme me spermën dhe dëmtime të tubave të Fallopit.
Ndryshimet që mund të bëni janë si më poshtë:
Hani mirë
Në qoftë se jeni femër, një dietë e balancuar do t’u përmirësojë shëndetin dhe gjendjen tuaj në përgjithësi dhe kjo gjë siguron që trupi juaj është në gjendje të ushqejë një fëmijë. Në qoftë se jeni mashkull, ngrënia e ushqimeve të shëndetshme është e rëndësishme në prodhimin e spermës. Zgjidhni një dietë të pasur me fruta dhe perime, bukë, patate, oriz dhe drithëra të tjera, bulmet dhe mish pa shumë yndyrë, peshk dhe burime të tjera proteinash.
Bëni kujdes me peshën
Të qenit mbipeshë apo nënpeshë mund të ndërpresë ciklin menstrual dhe të rrezikojë shtatzëninë. Një femër me index trupor (BMI) me 29 ose më shumë dhe me 19 ose më pak e ka më të vështirë për të mbetur shtatzënë. Për të gjetur indeksin tuaj trupor pjesëtoni peshën tuaj në kg me dyfishin e gjatësisë suaj. Mjekimet për fertilitet mund të mos jenë efektive për femrat që janë shumë mbipeshë apo obeze.
Kontrolloni pijen
Mjekët nuk rekomandojnë pirjen e alkoolit. Meshkujt nuk duhet të pinë në mënyrë të tepruar alkool, sepse rrezikojnë dëmtimin e spermës.
Ndaloni duhanin
Duhani dihet që shkakton infertilitet dhe menopauzë të parakohshme tek femra dhe probleme me spermën tek meshkujt. Gjithashtu, duhani pakëson shanset për sukses të mjekimeve për fertilitet.
Qëndroni aktivë
Ushtrimet e rregullta të moderuara (si ecja me vrull) do t’u mbajë në peshën ideale dhe rrit shanset për konceptim. Ushtrimet ulin stresin dhe rrisin nivelet e endorfinës, hormonit që na bën të ndjehemi mirë.
Freskohuni
Për prodhim optimal të spermës, testikulat duhet të jenë disa gradë më të ftohta se pjesa tjetër e trupit. Shmangni xhinset apo të brendshmet e ngushta si dhe vaskat me ujë të nxehtë dhe saunat.
Puna juaj
Profesionet që ju mbajnë ulur për një kohë të gjatë, si për shembull, shoferët në rrugë të gjata apo ekspozimi me kimikate dhe pesticide të ndryshme ndikojnë në cilësinë e spermës.
Menaxhoni stresin
Stresi nuk shkakton infertilitet, por nivele të larta stresi ndikojnë tek cikli menstrual.
Pini acid folik
Të gjitha femrat që përpiqen të kenë fëmijë duhet të marrin një suplement acidi folik 40mcg në ditë, për të evituar disa defekte të lindjes.
Kontrolloni mjekimet
Disa mjekime mund të ulin shanset për shtatzëni. Para se t’i përdorni mjekimet flisni me mjekun tuaj në qoftë se jeni në mjekim e sipër.