Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Vezorët policistik

Çfarë janë vezorët policistik?

Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë, duhet të zvogëloni peshën trupore

Sindromi i vezorëve policistik është sëmundja më e shpeshtë hormonale tek femrat dhe shkaktari më i shpeshtë i stagnimit të ovulimit. Emërtimi vjen nga dukja e vezorës në të cilën ndodhen një numër i madh cistash. Përveç kësaj, vezorët zakonisht janë dyfish më të mëdha se ato normale, sipërfaqe të tendosura ngjyre hiri në të bardhë nën të cilën gjenden cista në madhësi 5-15 mm. Vlerësohet që 5 gjer në 10 % të grave në periudhën pjellore vuajnë nga kjo sëmundje.

Si bëhet diagnostifikimi i vezorëve policistik?

Diagnoza e vezorëve policistik bëhet me kombinimin e zbulimeve hormonale klinike, të ultrazërit dhe laboratorike. Zbulimet klinike përfshijnë informatat për simptomet e femrës, për periudhat e mëhershme të saj dhe sëmundjet familjare.

Megjithatë, për të bërë diagnostifikim sa më të saktë, më i besueshmi është kontrollimi me ultrazë. Me ultrazë transvaginal (kontrollimi me anë të sondës) mund të maten dhe analizohen detalet në vezorë.

Cilat janë simptomet e vezorëve policistik?

Simptomet të cilat tregojnë për praninë e vezorëve policistik janë:

• numri i zvogëluar i menstruacioneve apo mungesa e tyre

• mbledhja e indeve yndyrore në zonën e stomakut (i ashtuquajturi tip trashësie mashkullore)

• shtimi i qimeve

• aknet

• rënia e flokëve

• lëkura e yndyrshme

• trashësia

A e pengojnë konceptimin vezorët policistik?

Një numër femrash të cilat kanë vezore policistike, mund të kenë mundësitë e vogla për konceptim, përderisa për disa nuk paraqet ndonjë problem. Megjithatë, nëse për shkak të kësaj sëmundjeje keni probleme me konceptim, ju mund të arrini me sukses pasardhësit me anë të vitros.

Cilat janë rreziqet nga vezorët policistik?

Nëse keni vezorë policistik duhet të vizitoni rregullisht gjinekologun dhe mjekët tjerë sepse kjo sëmundje përcjellet me një sërë rreziqesh, siç janë:

• abortet spontane janë 2-3 fish më të shpeshta

• sëmundjet e zemrës dhe të enëve të gjakut janë 7 herë më të shpeshta

• rreziku nga sëmundja e sheqerit është 16 % më i madh

• shtypja e lartë e gjakut paraqitet tek 40 % e pacienteve

• rreziku për tumorin e vezorëve është më i madh

• menopauza e vonshme

• gjakderdhje të ndryshme nga mitra

• çrregullime në nivelin e yndyrës në gjak

• anemia

Si shërohen vezorët policistik?

Qasjet në trajtimin e vezorëve policistik janë të ndryshëm, sepse simptomat janë të ndryshëm nga një grua në gruan tjetër. Por nëse keni vezorë policistik dhe dëshironi të mbeteni shtatzënë, duhet të zvogëloni peshën trupore. Është vërtetuar që reduktimi i peshës trupore prej 5% mund të çojë në normalizimin e ciklit menstrual dhe në restaurimin e ovulacionit, duke rritur pjellorinë. Përveç rritjes së aktivitetit fizik, duhet ndaluar pirjen e duhanit dhe alkoolit.

Vezorët policistik mund të trajtohen me medikamente të caktuara, të cilat, në varësi të fotografisë klinike do t`ju rekomandojë gjinekologu juaj. Për më tepër, vezoret policistik gjithashtu mund të trajtohen me nderhyrje kirurgjikale, me heqjen e një pjese ose të gjithë të vezoreve. Egziston edhe një procedure, elektrokauterimi i vezorëve, ku me ndihmën e elektrodës bëhet djegja e indeve të vezorëve.

/komuniteti

/tema e javës

Java: Komente: