Virusi human papilloma (HPV) paraqet një grup te viruseve që shkaktojnë infeksion i lëkurës dhe mukozës tek meshkujt dhe femrat. HPV zhvillohet në qelizat e holla roze të cilat ndodhen në lëkurë, në gojë, në fyt dhe në gjenitale. Janë të njohur më se 100 tipe të ndryshme të HPV-së, të cilat ndahen në dy grupe:
1. HPV me rrezik të ulët
HPV me rrezik të ulët shkakton paraqitjen e kondillomave gjenitale. Ato janë shpesh të lidhura me tipet e HPV-së 6 dhe 11. Përveç këtyre dy tipeve, në mesin e HPV me rrezik të ulët bëjnë pjesë edhe 42, 43, 44. Së pari paraqiten në formë pikash të kuqe dhe më pastaj mund të rriten në pucërrza të kuqe, të padhimbshme.
2. HPV me rrezik të lartë
HPV me rrezik të lartë shkakton paraqitjen e dysplasias së qafës së mitrës (ndryshimet e para-kanceroze të qafës së mitrës) dhe kancerit të qafës së mitrës, nëse nuk shërohet. Zakonisht, HPV me rrezik të lartë nuk shkakton probleme shëndetsore dhe vetvetiu zhduket.
HPV me rrezik të lartë, i cili lajmërohet tërë kohën, është një nga faktorët primarë me rrezik, në paraqitjen e kancerit të qafës së mitrës. HPV me rrezik të lartë që bartet seksualisht, përfshin tipet 16, 18, 25, 26, 31, 33, 35, 39, 45, 51, 52, 56, 58, 59, 68, 69, dhe disa të tjerë.