Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Dita ndërkombëtare e fëmijëve

1 Qershori është Dita Ndërkombetare e Fëmijëve

Një Qershori është dita ndërkombëtarë e fëmijëve. Fëmijët e të gjitha moshave kërkojnë sot vëmendjen e prindërve, shtetit tek ata. Kjo ditë është kthyer jo vetëm në një ditë festive, por edhe në një ditë sensibilizimi, për ti thënë jo dhunës dhe abuzimit ndaj fëmijëve. Është dita kur vetë fëmijët ngrenë zërin për të drejtat e tyre, por në ndryshim nga të rriturit, protesta e tyre bëhet me lojra festive.

1 Qershori është Dita Ndërkombetare e Fëmijëve. Në Kosovë dhe mbarë botën, kjo ditë u kushtohet fëmijëve, me aktivitete të larmishme. Në fakt 1 Qershori e ka origjinën nga Shtetet e Bashkuara dhe Kina.

Në vitin 1925 konsulli i përgjithshëm kinez në San Francisko mblodhi së bashku një numër të konsidesueshëm fëmijësh jetimë kinezë të celebronin në festivalin e Anijes së Dragoit. Kjo gjë koncidoi të ishte në të njejtën ditë me konferencën në fjalë.

Festa e 1 Qershorit filloi të festohet pas dy vitesh. Shumë vende të botës e kanë pranuar atë si festën ndërkombëtare të fëmijëve dhe realizojnë festime të cilat kanë si qëllim të rrisin vëmendjen në drejtim të mirëqenies së tyre.

 

Kur vjen 1 Qershori


Kur vjen 1 qershori,

zemra më gufon

se është festa ime,

se është festa jonë

 

Me shokët me shoqet,

lozim e këndojmë.

Prindër e mësues,

bashkë me ne festojnë.

 

Dhe trumcakët ciu-ciu,

në ajër lodrojnë.

Gëzuar o fëmijë,

me gjithë zemër na urojnë.

 

Dhe çapkënia ketrushe

për të na uruar festën,

po na sjell lule fushe.

 

Ja na erdhi 1 Qershori,

ç'na gëzon kraharori.

çelin lule plot hare,

midis tyre lule ne.

/komuniteti