Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

A janë të dëmshme trajtimet me Botox gjatë shtatëzanisë?

Mendohet që përdorimi i Botox-it nuk lëndon foshnjen tuaj

Përdorimi i Botox-it gjatë shtatëzanisë nuk është studiuar ende siç duhet. Nëse keni përdorur Botox dhe tani e keni kuptuar që jeni shtatëzënë, atëherë besohet se nuk ka rrezik ndaj foshnjes suaj.

Disa studime kane treguar që injektimi me Botox në muskujt facial, ka një sasi shumë të vogël që përdoret dhe mendohet që nuk paraqet rrezik për trupin tuaj.

Pra përdorimi i Botox-it nuk lëndon foshnjen tuaj, por nuk do të ju duhet gjatë shtatëzanisë, kështu që iu rekomandojmë të prisni deri paslindjes për të rifilluar trajtimin.

 

(12 vite më parë)
Kur kam pasur probleme me zorren e trashe pas lindjes, mjeku me tha po te mos e kishe vajzen ne gji, do te te sheroheshe menjehere me nje injeksion me botox, por meqe e ke vajzen ne gji, sherimi do te zgjase me shume, me krema dhe ushtrime

/komuniteti