Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Përse dhëmbët e fëmijës tim duken si të njollosur?

Fëmijët dhe dhëmbët

Përse dhëmbët e fëmijës tim duken si të njollosur?

Nëse dhëmbët e fëmijës duken si të verdhë ose portokalltë me siguri nuk po pastrohen si duhen dhe kanë grumbulluar gurëza të njolllosura me mbeturina ushqimore.

Këto njolla zakonisht hiqen duke i fërkuar dhëmbët me pak pastë dhëmbësh për të rritur (që ka më shumë forcë gërryese se ajo për fëmijë) ose me pak sodë buke dhe ujë.

Nëse kjo nuk funksionon dentisti mund t’i largojë njollat me pastrim profesional. Këto njolla nuk është e thënë se janë tregues i prishjes së dhëmbëve, mirëpo nëse lejoni gurëzat të akumulohen kjo mund të shkaktojë sëmundje të mishit të dhëmbëve (edhe tek fëmijët!) dhe nuk është zakon i mirë. Nëse shihni njolla të errëta mbi dhëmbët e vogëlushit, kjo mund të jetë për shkak të hekurit tek multivitaminat.

Nëse fëmija yt është një nga njëmijë që ka prirje për këto lloj njollash, duhet të jesh më e kujdesshme për pastrimin e rregullt dhe që gjithnjë të bëhet si duhet. Pasi këto njolla të zënë vend, është shumë e vështirë të hiqen, madje dhe me pastrim profesional nga dentisti. Gjithsesi, ato nuk ndikojnë tek shëndeti i dhëmbëve të fëmijës edhe pse mund të mos ju pëlqejë si duken.

Dhëmbët e foshnjeve (zakonisht një ose dy) mund të çnjyrosen nëse janë dëmtuar gjatë ndonjë rrëzimi. Kjo lloj ngjyre vjen nga brendia dhe nuk mund të pastrohet.

Nëse fëmija ka ndonjë sëmundje kronike ose vazhdimisht temperaturë të lartë ose ekspozohohet ndaj disa mjekimeve apo fluor me tepricë gjatë viteve të foshnjërisë apo sa janë vogëlushë, me siguri kjo nuk ndikon tek dhëmbët e foshnjërisë mirëpo mund të bëjë që dhëmbët e tyre si të rritur të çngjyrosen.


/komuniteti