Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Dystocia e supeve (Ngecja e supeve të fëmijës gjatë lindjes)

Në shumicën e rasteve të dystocies ndërlikimet mund të trajtohen dhe të menaxhohen

Dystocia supeve ndodh kur koka e fëmijës ka lindur përmes vaginës, por supet e tij janë mbërthyer brenda trupit të nënës. Kjo krijon rreziqe për të dy, nënën dhe fëmijën. Dystocia do të thotë lindje e ngadalshme ose me pengesë dhe mund të ndodhë kur:

1) Një fëmijë është jashtëzakonisht i madh, gratë mbipeshë dhe gratë me diabet janë në rrezik për të pasur fëmijë të mëdhenj,

2) Hapja e pelvisit të nënës është shumë e vogël për shpatullat e fëmijës.

Edhe pse ka disa faktorë rreziku për dystocine supeve, ofruesit e kujdesit shëndetësor zakonisht nuk mund parashikojnë ose të parandalojne atë. Ata shpesh zbulojnë se vetëm pasi ka ndodhur.

 

Faktorët e rrezikut

Një grua shtatzënë mund të jetë në rrezik për dystocia të supeve, nëse:

1) Fëmija i saj është shumë i madh. (Por në të shumtën e rasteve me dystoci te supeve, pesha e fëmijës është normale. Dhe për foshnjat më shumë të mëdha, dystocia supe nuk ndodh.)

2) Ajo ka diabet.

3) Ajo është shtatzënë me më shumë se një fëmijë.

4) Ajo është obeze.

5) Barra ka zgjatur me shume se dita e parashikuar e lindjes.

6) Ajo ka pasur dystoci të supeve ose një fëmijë shumë të madh në të kaluarën.

7) Dystocia supeve mund të ndodhë edhe në rastet kur gruaja nuk ka faktorët e rrezikut.

 

Çka ndodh në sallen e lindjes

Në shumicën e rasteve, fëmija ka lindur në mënyrë të sigurtë.

 

Këtu janë disa gjëra që mund të bëhet:

1) Duke shtypur kofshët e nënës drejt barkut te saj.

2) Aplikimi presion në bark të nënës.

4) Duke thyer klavikulen e fëmijës, ndërsa ajo është ende në brendësi të nënës.

5) Kryerja e nje prerje më të gjerë në vaginën e gruas (një episiotomi).

6) Kryerja e një lindjeje cezareane perpara se te shfaqet distocia. Ngaqe dystocia e supeve është vështirë të parashikohet, zakonisht nuk rekomandohet një lindje cesareane për të parandaluar atë.

 

Komplikimet

Zakonisht, nëna dhe fëmija ja dalin mirë dhe nuk kanë dëmtime të përhershëm. Por mund të ketë disa komplikime.

 

Për fëmijën, rreziqet përfshijnë:

1) lëndimin e nervave të supit ,të krahut dhe të dorës. Kjo mund të shkaktojë dridhje apo paraliza. Në shumicën e rasteve, problemet zhduken në 6 deri 12 muaj.

2) Thyerja e klavikules apo krahut

3) Mungesa e oksigjenit në rastet më të rënda, të cilat janë të rralla, mund të shkaktojë dëmtime të trurit dhe madje edhe vdekjen e fëmijës.

 

Komplikimet për nënën përfshijnë:

1) gjakderdhje të rënda pas lindjes

2) carjen e mitrës, vaginës, qafës së mitrës apo rektumit

3) Në shumicën e rasteve, ndërlikimet mund të trajtohen dhe të menaxhohen.

/komuniteti