Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Teknika të frymëmarrjes gjatë lindjes

Si ndihmon frymëmarrja në lindje?

Frymëmarrja ritmike ndihmon lindjen

Frymëmarrja ritmike gjatë lindjes maksimalizon sasinë e oksigjenit të disponueshme për ju dhe bebin tuaj. Teknikat e frymëmarrjes poashtu mund të ju ndihmojnë në lidhje me dhembjet e kontraktimeve.

Kur jeni të tensionuara dhe të frikësuara, frymëmarrja e juaj bëhet e cekët dhe e shpejtë. Krahët tuaj janë të tërhequra drejtë veshëve dhe qafës tuaj dhe muskujt tuaj të shpatullave ndjehen të shtrënguar dhe të ngurtë. Nëse kaloni në gjendje paniku, filloni frymëmarjen, thithni ajër në mushkëritë tuaja dhe nxjerreni atë jashtë shkurtë, me gulçim të rreptë.

Frymëmarrja në panikë shkurton sasinë e oksigjenit që duhet të merrni për ju dhe bebin tuaj. Ju do të ndiheni të trullosura apo të dala jashtë kontrollës. Gjishtat tuaja do të ndihen sikur shpoheni me gjilpërë dhe goja juaj do tju ndjehet e mpirë.

Frymëmarrja në panikë është reaksion i zakonshëm nga situata stresuese dhe frikësuese. Është normale, por trupi juaj nuk mund të vazhdojë me këtë gjendje edhe për një kohë të gjatë pa u lodhur.

Gjatë lindjes, qëllimi juaj është që të ruani energjinë sa më shumë që mundeni dhe ti jepni fëmijës tuaj shumë oksigjen në mënyrë që të ballafaqohet me stresin e të qenurit i lindur. Frymëmarrja ritmike e ndihmon këtë.

Modelet e frymëmarrjes në lindje

Mbyllni sytë tani për një moment dhe fokusohuni në frymëmarrjen tuaj.

Vëni re se sa ritmike është ajo. Merrni frymë thellë, dhe bëni një pauzë të lehtë para se ta lironi jashtë. Frymëmarrja e liruar përshtatet me frymëmarrjen e thithur në gjatësi dhe thellësi. Ju pauzoni lehtësisht para se mushkëritë tuaja marrin frymëmarrjen e rradhës.

Mbani frymëmarrjen tuaj në mënyrë ritmike. Mos lejoni që frymëmarrja e thithur të jetë më e gjatë se sa ajo e liruar.

Nëse keni kontraktime shumë të forta, frymëmarrja e juaj do bëhet më e cekët. Nuk ka asgjë të gabuar në këtë, përderisa frymëmarrja juaj nuk bëhet më e shpejtë duke u shndërruar në frymëmarrje në panikë.

Teknika të thjeshta të frymëmarrjes

Juve mund të ju ndihmojnë teknikat dhe strategjitë e relaksimit gjatë shtatzënisë të cilat mund ti përdorni në mënyrë efektive gjatë lindjes. Provoni teknikat e frymëmarrjes mëposhtë:

• Mendoni për fjalën “relaks”. Provoni këtë ushtrim. Kur merrni frymë thellë, mendoni për fjalën relaksim. Kur e lironi frymën, lironi nga vetja të gjitha tensionet nga trupi juaj. Fokusohuni në muskujt tuaj të cilat janë të tensionuara gjatë kohës sa jeni nën stres. Mbani në mend: lironi frymën dhe mendoni për fjalën relaks.

• Apo provoni të numëroni gjatë frymëmarrjeve. Merrni frymë thellë, numëroni ngadalë gjer në tre apo katër (apo çfarëdo numri që është komfort për ju) dhe lironi frymën, duke numëruar tre gjer në katër përsëri. Mund të merrni frymë gjer në tre dhe ta lironi atë gjer në katër.

• Mundohuni të merrni frymë përmes hundës tuaj dhe ta lironi atë përmes gojës. Mbajeni gojën shumë butë, duke e liruar frymën si një psherëtimë. Merrni frymë përmes hundës dhe lirojeni atë përmes gojës. Shumë gra e kanë më të lehtë nëse lëshojnë zëra si "oooooooh" apo "aaaaaah". Në mes të kontraksioneve, konsumoni disa gllënjka uji, për të parandaluar tharrjen e gojës tuaj.

Mbështetja me frymëmarrje

Mund të jetë shumë e vështirë ta mbani frymëmarrjen tuaj ritmike dhe të relaksoheni sa herë që e lironi frymën nëse keni kontraktime me dhembje, nëse jeni e lodhur dhe nëse lindja juaj duket e pafund. Kjo është kur nevoja për mbështetjen e partnerit është esenciale. Ai mund t`ju mbajë frymëmarrjen duke e praktikuar atë me ju.

Ju duhet të keni kontakt sy më sy me të, të ju mbajë dorën dhe shpatullen butësisht. Pastaj përcjellni ritmin e frymëmarrjes së tij. Praktikojeni këtë gjatë shtatzënisë. Bashkë-frymëmarrja është shumë e rëndësishme kur ju mendoni që nuk mund të vazhdoni më tej.

Frymëmarrja dhe shtyerja

Gjatë fazës së dytë të lindjes, ju do të jeni duke shtyer bebin tuaj jashtë në këtë botë. Ndonjëherë grave ju thuhet të mbajnë frymën dhe të shtyejnë sa më gjatë që munden. Kjo nuk rekomandohet më; nuk ka të dhëna që frymëmarrja dhe shtyerja e tillë ka benefite për fëmijën tuaj; dhe kjo mund të rris rrezikun nga vrulli.

Ndiqni presionin tuaj dhe shtyeni shumë herë për kontraktim, si ndiheni ju më mirë. Ju do të ndjeni se sa presion keni për të shtyre, tre gjer në pesë herë për kontraktim, duke marrë frymë disa herë në mes.

Çfarë nëse kam epidural?

Nëse jeni me epidural, rekomandohet që të prisni së paku një orë nga koha e dilatimit para se të filloni të shtyni, veç nëse koka e bebit tuaj është e dukshme apo ju keni një nxitje të fortë për të shtyrë.

Nëse ju ende nuk mund të ndjeni nëse doni të shtyni, merrni frymë thellë derisa mamia t`ju tregojë kur fillojnë kontraktimet, dhe lëreni mendjen poshtë trupit tuaj tek koka e bebit në mes të këmbëve dhe filloni shtyrjen.

Frymëmarrja dhe jo shtyerja

Ndonjëherë gratë ndjejnë nxitje për të shtyrë para se mitra e tyre të jetë e dilatuar plotësisht. Në këto raste, mvarësisht sa larg jeni prej dilatimit, mamia do t`ju kërkojë që të mos shtyeni derisa mitra juaj të fillojë të dilatohet. Kjo mund të jetë jashtëzakonisht e vështirë!

Ju mund të ndihmoni duke ndërruar pozitën, dhe të përsëritni frazën: “Unë nuk duhet të shtyej”. Merrni frymë normalisht në mes të kontraktimeve./bebaime.com/

/komuniteti