Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Hulumtoni si të bëheni advokati i foshnjës tuaj të parakohshme

Bëhuni avokat për nevojat e foshnjes suaj

Njëra nga detyrat tuaja më të rëndësishme si prind është që të jeni simpatizuesi më i mirë dhe më ngulmues i fëmijës tuaj. Kjo është definicioni i të qenit avokat.

Pasi që foshnja juaj nuk mund të flasë apo të vendos për veten e saj, ju duhet të bëheni zëri dhe partneri i saj. Punoni për së afërmi me mjekun dhe mbikqyrsit e saj të cilët janë duke e ndihmuar atë.

Kjo vlen për të gjithë prindërit. Në qoftë se foshnja juaj ka nevoja të veçanta, atëherë ky rol është edhe më i rëndësishëm, dhe shpesh dhe më i vështirë.

Si avokat i saj përkujdesuni që ajo është duke marrë kujdes mjekësor kualitativ dhe edukim kualitativ. Në qoftë së fëmija juaj ka paaftësi, mësoni sa më shumë për gjendjen e fëmijës tuaj.

Zgjedhni dhe punoni me ekipin mjekësorë i cili mund ti ndihmojë foshnjës tuaj. Kjo do të kërkojë kohë, durim, dhe mbi të gjitha përkushtim emocional.

Do të duhet të mësoni shkathtësi të reja për ta kryer këtë punë. Do të duhet të:

- Komunikoni me mjekët dhe dadot e fëmijës tuaj. Bëni këtë në mënyrë të butë por tëe vendosur. Përdorni shprehjet e njohura për ata.

- Inkurajoini ata që ti bëjnë të gjitha shërbimet për të cilat ka nevojë fëmija juaj.

- Hulumtoni mundësi të reja të tretmanit, shërbimit, apo të mundësive për edukimin e foshnjës tuaj.

- Kërkoni ndihmë kur ju nevojitet.

Ndonjëherë të qenit avokati më i mirë i foshnjës tuaj ështe që ti ndërroni mbikqyrsit e foshnjes tuaj. Në qoftë se mbikqyrsi nuk interesohet për foshnjen tuaj apo nëse sillet në mënyrë jo korrekte ndaj jush, atëherë gjëja më e mirë është që të gjeni një mbikqyrës tjetër. Kërkoni për mjekë dhe dado të cilët do të dinë të shohin fuqitë e mbrendshme të fëmijës tuaj dhe të cilët do të marrin një rol aktiv duke ndihmuar foshnjën tuaj që ti arrijë potencialet e veta.

Shumë prindër zbulojnë forcat dhe aftësitë që nuk i kanë ditur se i kanë. Disa bile gjejnë dhe mundësi të reja për karierë. Edhe pse të frustruar, shumica janë të shpërblyer nga disa herë rishtasi për përparimin dhe zhvilimin që e bën foshnja e tyre. Ata janë kënaqur me vetëdijen se janë duke bërë gjithçka që mund të bëjnë për foshnjën e tyre.

/komuniteti