Tre muajt e parë janë kyç për forcimin e lidhjes në mes të prindërve dhe të fëmiut. Në këtë periudhë fëmijët janë veçanërisht të ndjeshëm prandaj përveç se ti kënaqni nevojat themelore të foshnjes, është me rëndësi që prindërit ti kushtojnë vëmendje dhe dashuri vogëlushëve të tyre.
Për të posalindurin, fytyra juaj dhe reagimet emocionale janë fokusimi primar. Me përdorimin e lodrave muzikore për fëmijë, ju mund të tërheqni vëmendjen e vogëlushit, ndërsa kur foshnja të rritet pak, lodrat muzikore bëhen interaktive për të dy.
Aktivitetet argëtuese siç janë instrumentet dhe lodrat muzikore mbajnë vëmendjen e fëmijëve tuaj për një kohë, dhe përveç argëtimit të përbashkët, fëmiut kjo do ti shërbejë për shumë arsye.