Nëse fëmijët tuaj janë të moshës mbi 5 vjeç, me siguri do të bëjnë pjesë në grupin e vogëlushëve të cilët kohën më të madhe e kalojnë para TV, PC, telefonit, lodrave dhe pak e nga pak ata po bëhen të “mvarur” nga argëtimi elektronik. Dhe jo vetëm kaq, me siguri që e tërë familja në momentet e përbashkëta më së shumti e kalon kohën nën zhurmën e tingujve të video lojrave dhe telefonëve. Koha e kaluar në gjirin familjarë është e vlefshme por është e rëndësishme që kjo kohë të shfrytëzohet për komunikim dhe bisedë. Ja disa ideja të cilat do të ju ndihmojnë që të ç`kyçeni nga energjia elektrike dhe të argëtoheni së bashku me anëtarët tjerë të familjes.
javë pas jave
Argëtim pa energji elektrike
Shëtitni
Shfrytëzoni pasditen me diell dhe dilni nga shtëpia. Merrni me vete sanduiqe, ujë dhe ndonjë gjë të ëmbël për kthimin e energjisë nëse lodheni.
Nuk keni nevojë të zgjedhni rrugë të vështira, e rëndësishme është që të shfrytëzoni kohën e përbashkët për biseda dhe për vështrimin e natyrës së bashku.
Vishuni përshtatshem për motin e stinës dhe shëtitja do të ju bëjë mirë të gjithëve.
Bëni piknik
Mos e prisni 1 Majin për të organizuar piknik në natyrë.
Nëse keni kopësht mund të organizoheni më shpesh por edhe mund të shkoni gjer në parkun më të afërt me një qese me ushqim, termos të mbushur me lëng apo ujë.
Dhe si shtesë gjithmonë merrni me vete ndonjë plastikë frizbi, badminton apo top, dhe kënaqësia do të jetë e stërmbushur.
Organizoni hulumtimin e thesarit
Kjo lojë të cilën të gjithë fëmijët e adhurojnë mund të jetë edukative apo argëtuese mvarësisht se për çfarë po hulumtohet.
Mund ti kënaq të gjitha moshat, mjafton që të bëni një listë me 10 (apo më shumë) gjëra, të ndaheni në ekipe dhe ti përvisheni hulumtimit.
Zieni së bashku
Kuzhina është vend magjik për fëmijët në të cilën mielli, gjalpa dhe sheqeri të përziera me sheqer kthehen në një ëmbëlsirë fantastike, ku mund të krijohet buka, të prehen perimet dhe ku vie aroma fantastike e supës. Në kuzhinë mësohet matematika, bazat e kimisë, respektimi i rregullave dhe jo vetëm kaq, së bashku me ju fëmijët do të mësojnë dallimin në mes të përbërësve të shëndetshëm dhe atyre jo të shëndetshëm dhe të shohin me sy të tyre se prej nga vie ushqimi.
Luani lojëra shoqërore
Lojërat shoqërore mund të jenë shumë argëtuese dhe për dallim nga video lojërat, kjo lojë stimulon komunikimin, interaksionin dhe bisedën në mes të pjesëmarrësve.
Shumica e tyre i mësojnë fëmijëve zgjidhjen e problemeve, planifikimin, parashikimin dhe mund të përshtaten për mosha të ndryshme.
Aktroni cirkun
Mund të krijoni cirk në shtëpi dhe të bëheni kllaun, akrobat, stërvitës i luanëve prej “pelushi”, mundohuni të rrotulloni rrjetën apo të hidhni disa topa përnjëherësh.
Bëni gati truket, grimosuni, maskohuni dhe tregoni shfaqjen tuaj.
Krijoni kështjellën
Hidhni çarçafë mbi karrige dhe shtretër, armatosuni me llamba dhe me jastëkë, dhe filloni betejën. Lëreni imagjinatën të ju drejtojë, dhe ju sigurojmë që do të gjeni shumë mënyra të bukura që të argëtoheni të gjithë së bashku./bebaime.com/