Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Cilat sporte janë për fëmijët e vegjël?

Për fëmijët 1 dhe 2 vjeç: Noti për foshnja

Uji freskon, masazhon dhe ndikon kur prindërit mbajnë foshnjën në pishinë apo kur e lënë më pas pak në diell

Sporti është shumë i mirë për fëmijët e vegjël, përderisa dhuron kënaqësi. Tre janë të cilët me siguri e dhurojnë këtë: noti, gjimnastika dhe vallëzimi.

Pse është mirë që të shkohet në not në këtë moshë: sepse uji është element shumë i afërt për foshnja që nga trupi i nënës. Ai freskon, masazhon dhe ndikon kur prindërit mbajnë foshnjën në pishinë apo kur e lënë më pas pak në diell. E nderkohë nën shtypjen e ujit trajnohen mushkëritë e vogla. Temperatura ideale e ujit është: rreth 33 gradë.

Çfarë ka tjetër:

Për fëmijët mbi 1 vjeç egzistojnë tendenca për ta mësuar të adaptohet në ujë (së bashku me prindërit) ndërsa për fëmijët nga 3 deri 4 vjeç ato janë tendeca të vërteta për të notuar ku ata mësojnë lëvizjet tek noti i lirë.

Ku mund të gjeni informata:

- për notin për foshnja nëpër faqe interneti

- në kërkimin për ndonjë shoqatë noti nëpër faqe interneti

- në pishinat afër vendbanimit tuaj

Për fëmijët 2 dhe 3 vjeç: Gjimnastikë për prindërit dhe fëmijët

Gjimnastikë për fëmijë

Pse është mirë që të shkohet në gjimnastikë në këtë moshë: sepse këtu fëmijët e kësaj moshe kanë mundësinë të provojnë aftësitë e tyre – vrapimin, ngjitjen dhe kërcimin. Dhe sepse këtë mund ta bëjnë në shoqëri me moshatarët e tyre. Në trampolina ata e zhvillojnë ndjenjën e baraspeshës, në mur duke u ngjitur, mësojnë ti kordinojnë lëvizjet e duarve dhe këmbëve.

Besimi në trupin e tyre nga java në javë rritet – derisa atletët e vegjël përnjëherësh marrin guximin ti provojnë edhe gjimnastikat nga ato më të rënda.

Ku mund të gjeni informata:

- nëpër faqe interneti të shoqatave të gjimnastikes

- në kurse të gjimnastikës apo ndonjë sporti në afërsi të vendbanimit tuaj

Nga mosha 3 vjeç: Vallëzim për fëmijë

Vallëzim për fëmijë

Pse është mirë që të shkohet në vallëzim në këtë moshë: sepse ky lloj sporti si asnjë tjetër, zhvillon sensin për ritëm dhe kreativitet. Kur vallëtarët e vegjël transformojnë muzikën në lëvizje nën tingujt e këngëve për fëmijë, atëherë jo vetëm që ushtrojnë ndjenjën e tyre për baraspeshë, por njëkohësisht mësojne ti kordinojnë lëvizjet e tyre me lëvizjet e grupit.

Në fund të mësimit të vallëzimit, shkollat e vallëzimit zakonisht organizojnë ndonjë performim të vogël. Atëherë fëmijët bashkë me prindërit festojnë suksesin e parë të fëmijëve në skenë.

Ku mund të gjeni informata:

- në kurse të gjimnastikës apo ndonjë sporti në afërsi të vendbanimit tuaj

/komuniteti