Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

A mund të shtyhet menopauza?

Gratë të cilat merren me sport kanë ndjenja nxehtësie dhe ndryshim disponimi më të rrallë

Për fillim një lajm i mirë: hyrja në klimaterium në ditët e sotme nuk ka pse të nënkuptojë domosdo depresion, çrregullim gjumi, sulme nxehtësie por as edhe ndërprerje të jetës seksuale. Menopauza më nuk është një gjë, në të cilën nuk mund të ndikoni. Me ndihmën e medikamenteve, bimëve dhe sojës, si dhe aktiviteteve të rregullta sportive dhe ushyerjes së shëndetshme, kualiteti i jetës mund të mbrohet.

Çfarë është menopauza?

Menopauza është periudha e tranzicionit në jetën e gruas, kur vezoret e saj ndalojnë së prodhuari vezë, trupi i saj prodhon më pak estrogjen dhe progesteron, dhe cikli menstrual bëhet më i rrallë, eventualisht ndalojnë të gjitha së bashku.

Cilat janë simptomet?

Simptomet vazomotorike manifestohen në forme nxehtësie, djersitjeje natën dhe palpitacioni, dhe këto paraqesin simptomet më karakteristike të klimakteriumit.

Çfarë probleme tjera mund të lajmërohen?

Nuk është e rrallë edhe thatësia vaginale, për shkak të cilës marrëdhëniet seksuale bëhen të dhembshme. Ndonjëherë ndërrohet edhe mënyra e ushqyerjes, ndërsa janë të mundshme edhe sulmet e urisë.

A ndikojnë gjenet në forcimin e simptomeve?

Gjenet kanë një rol shumë të rëndësishëm. Në përgjithësi vlen “rregulla e një të tretës”, që dmth nëse një e treta e grave nuk kanë shqetësime, një e treta ka shqetësime mesatare, ndërsa një e treta përballet me probleme serioze

A mund të parandalohen simptomet?

Nuk ka mënyra për ta vonuar momentin e hyrjes në klimaterium, por për këtë shumë simptome mund të zbuten apo tërësisht të parandalohen. Metoda klasike është terapia hormonale që ndalon të sekretojë. Terapia hormonale ka qenë me vite një subjekt i mosmarrëveshjeve të ashpra.

Cili është qëndrimi i ekspertëve?

Preparatet hormonale jepen vetëm tek grate, të cilat pa ato preparate do kishin kualitetin e jetesës të barabartë me zero, sepse edhe terapia hormonale masovike dhe preventive është shumë e rrezikshme.

Për çfarë rreziqesh bëhet fjalë?

Për shkak të terapisë hormonale, numri i grave të sëmura nga kanceri i gjirit është rritur për 26 % mbrenda 5 viteve. Rreziku nga kanceri i qafës së mitrës poashtu mund të rritet, nëse estrogjenet merren pa gestagjen.

Cilat janë alternativat e terapisë hormonale?

Kur hormonet largohen me përdorimin e gjelit apo ngjitjen e fashave në lëkurë, dozat janë më të vogla dhe me këtë zvogëlohet edhe rreziku. Egzistojnë edhe preparate bimore të cilat nuk bartin rrezik të tillë. Soja dhe tërfili i kuq përmbajnë fitoestrogjene, të cilat ndikojnë ngjashëm me hormone. Cimicifuga racemosa përmirëson disponimin dhe zbut sulmet e nxehtësisë, përderisa kantarioni zbut depresionin.

A ka ndikim mënyra e jetesës?

Menopauza lajmërohet në mes të moshës 45 dhe 55 vjeç por kjo mvaret shumë edhe nga rasti në rast. Për këtë është shumë e rëndësishme se si e jetojmë jetën tonë. Mënyra se si jetojmë ka shumë ndikim. Në këtë fazë të jetës aktiviteti fizik është i rëndësisë jetike. Gratë të cilat merren me sport kanë ndjenja nxehtësie dhe ndryshim disponimi më të rrallë. Përveç kësaj, në mes të tyre ka më pak raste infarkti apo thyerjeje të eshtrave, të shkaktuara nga osteoporoza./bebaime.com/

/komuniteti