Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Nevoja për kalcium në periudhën e menopauzës

Gjatë periudhës së menopausës trupi është shumë i përshtatshëm për të shtuar në peshë

Bëhet e ditur se periudha e menopauzës mund të kalohet lehtë duke konsumuar qumësht light, por edhe produkte të tjera që përmbajnë brenda tyre minerale dhe kalcium.

Ju mund të plotësoni gjithë nevojën tuaj për minerale në periudhë e menopauzes, periudhë ku rritet kërkesa për calcium dhe trupi fillon të shëndoshet.

Specialistët sugjerojnë pirjen e qumështit light për të minimizuar rrezikun e kolesterolit të lartë dhe obezitetit, për të kontrolluar peshën në vitet kur shfaqet menopauza.

E shfaqur zakonisht pas moshës 40 vjeç menopauza padyshim që përbën ëndrrën e frikshme të shumicës prej femrave. Gjatë kësaj periudhe rritet nevoja për kalcium dhe prirja për të shtuar në peshë.

Gjatë periudhës së menopausës trupi është shumë i përshtatshëm për të shtuar në peshë. Qumështi light është i pasur me proteina, kalcium dhe fosfo. Ai përmban më pak kolesterol dhe yndyrna. Sugjerohet veçanërisht për femrat të cilat kanë probleme me peshën gjatë kësaj periudhe.

Me ndihmën e qumështit, periudha e vështirë mund të kalohet më lehtë. Ai duhet konsumuar rregullisht në mënyrë që trupi të krijojë depot e kalciumit. Në periudhën e menopauzes trupi ka më shumë nevojë për calcium dhe në rast të mosmarrjes së kalciumit të mjaftueshëm trupi fillon të përdorë kalciumin e kockave. Kjo situatë shkakton më pas shkrirjen e kockave (ostereopozës). Rruga më e lehtë e minimizimit të rrezikut është konsumimi i rregullt i qumështit light.

Qumështi light nuk i ka humbur vlerat dhe është më i pasur me minerale se qumështi me yndyrë . Duhet konsumuar mesatarisht 2 gota në ditë. Kalciumi i cili gjendet tek qumështi light përshpejton metabolizmin dhe ndihmon në djegien e yndyrnave./globisot/

/komuniteti