Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Osteoporoza

Çfarë është osteoporoza?

Me osteoporozë nënkuptojmë se eshtrat bëhen më pak të dendura (ose më pak të ngurta). Kur densiteti i eshtrave është i ulët, eshtrat bëhen më të dobët dhe më të lehtë për tu thyer. Densiteti i eshtrave që është i ulët, mjaftueshëm për eshtra që të thyhen lehtë, është quajtur osteoporozë.

Kë godet osteoporoza?

Gjysma e të gjitha grave 50 vjeç e me lart, do të kenë një asht të thyer nga osteoporoza, në një kohë, gjatë jetës së tyre.

Osteoporoza ka më shumë gjasa për:

• Gratë pas menopauzës, më së shumti sepse trupi ka më pak estrogjen.

• Gratë më të vogla dhe më të dobëta.

• Gratë e bardha apo aziatike.

• Gratë të cilat kanë patur familjarë me osteoporozë.

• Gratë të cilat konsumojnë duhan apo alkohol.

• Gratë të cilat përdorin ilaçe të caktuara, si Steroide apo Tiroide.

Edhe burrat edhe gratë mund të kenë osteoporozë, por shumica e hulumtimeve janë rreth gruas.

Çfarë e shkakton osteoporozën?

Eshtrat janë qështje jete. Eshtrat e vjetër dhe të dëmtuar gjithmonë thehen dhe zëvendësohen me të reja. Me kalimin e viteve, trupi juaj humbet mineralet, siç është kalciumi. Kalciumi është i nevojshëm për të ndërtuar ato të rejat. Nëse keni osteoporozë, nënkupton që eshtrat tuaja të vjetra nuk mund të zëvendësohen shpejtë me ato të rejat.

Hormonet në trupin tuaj, siç është estrogjeni, ndihmojnë në parandalimin e eshtrave nga thyerja e shpejtë. Gjatë menopauzës, trupi juaj prodhon më pak estrogjen. Humbja e hormoneve, është arsyeja pse gratë kanë më shumë të ngjarë që të kenë osteoporozë pas menopauzës.

Si mund ta di nëse kam osteoporozë?

Për të kuptuar nëse keni osteoporozë, mjeku juaj duhet të kryejë testin e densitetit të eshtrave. Kjo shpesh është test i veçantë i rrezeve X, që quhet DXA (dex-ah), i cili mat dendësinë e eshtrave tuaja. Testi mund të konfirmojë nëse eshtrat tuaja janë të dobëta, por jo edhe me siguri të plotë nëse ato mund të thyhen. Mjeku juaj mund të ju tregojë nëse densiteti është mjaft i ulët, që të keni osteoporozë.

Cilat eshtra mund të thyhen?

Osteoporoza mund të jetë shkak për eshtrat e thyera. Eshtrat që kanë më së shumti gjasa për t`u thyer janë: shpina, legeni apo duart. Eshtrat mund të thyhen nga rrëzimet e ndryshme.

Shpinë

Të çarat në kockat e shtyllës kurrizore mund të shkaktojnë këto eshtra të përtypen së bashku (thyerje kompresioni). Kjo mund të shkaktojë dhimbje shpine. Në fakt, humbja e një inçi ose më shumë lartësie mund të jetë shenja e parë e osteoporozës.

Legen

Legeni thyer pothuajse gjithmonë ka nevojë për ndërhyrje kirurgjike. Shërimi nga operimi mund të jetë afatgjatë. Legeni thyer mund të rris rrezikun nga problemet serioze, madje edhe vdekja.

Dorë

Një dorë e thyer e bën të vështirë për t'u përdorur krahu dhe dora. Ajo gjithashtu mund të kërkojë ndërhyrje kirurgjike.

Rreth shëndetit të eshtrave

Për eshtra të shëndetshëm është shumë i rëndësishëm kalciumi dhe vitamina D. Poashtu edhe ushtrimet janë shumë të rëndësishme. Konsumimi i duhanit dhe i alkoholit, rrisin rrezikun për eshtra të thyera.

 

Kalciumi and vitamina D

Shumë njerëz nuk marrin mjaftueshëm kalcium dhe vitaminë D. Kalciumi është tullë ndërtuese për eshtra. Vitamina D i ndihmon eshtrat për të përdorë kalciumin. Ato punojnë së bashku, për të ndërtuar eshtrat.

 

Kalciumi

Gratë kanë nevojë për më shumë kalcium pas menopauzës. Gjatë ditës duhet të marrin së paku:

• 1,200 mg kalcium.

Tabletat e kalciumit mund të ju ndihmojnë për të arritur këtë qëllim. Dozat e vogla prej 500 mg apo më pak të marra gjatë ushqyerjes janë më të mirat.

 

Vitamina D

Vitamina D është e nevojshme mvarësisht prej moshës. Çdo ditë ju keni nevojë për së paku:

• 400 IU vitaminë D nëse jeni 51 gjer në 70 vjeç.

• 600 IU vitaminë D nëse jeni 71 vjeç e më shumë.

Shumë tableta kalciumi dhe multivitamina përmbajnë vitaminë D. Kontrolloni etiketën për t`u siguruar.

 

Ushtrime

Ushtrimet janë shumë të mira për shëndetin e eshtrave, fortësinë e muskujve dhe baraspeshën. Ushtrimet mund të ndihmojnë në uljen e mundësisë për t`u rrëzuar. Për shumë njerëz që vuajnë nga osteoporoza, rrëzimi shpie në thyerjen e eshtrave.

Doloreza (12 vite më parë)
Pershendetje, jam ne moshen 55 vjece ne menopauze,  kam dhimbje kembesh nuk pije dot kalcium se vuaj nga veshkat, cfare me rekomandoni te bej per parandalimin e osteoporozes?

/komuniteti